Pesë vende mblidhen për projektin e gazit, ministrat: Shqipërinë do e ftojmë në takimin tjetër

Publikuar tek: politike, më 12:03 08-04-2015 Pesë vende mblidhen për projektin e gazit, ministrat: Shqipërinë do e ftojmë në takimin tjetër Ministrat e Jashtem te pese vendeve pjesmarres ne takimin e Hungarise

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka mirëpritur ministrat e jashtëm të vendeve Serbi, Greqi, Maqedoni, Turqi dhe firmosën një deklaratë të përbashkët për bashkëpunim në fushën e energjisë, në politikën e fqinjësisë së mirë dhe marrëdhëniet e  mira mes vendeve dhe për qytetarët. 

Vendet shprehen se qëllimi i tyre politik është rritja e bashkëpunimit në sistemin e tyre të gazit. Pesë ministrat shprehën mbështetjen e tyre për krijimin e një rruge dhe burimi për shpërndarjen e gazit nga Turqia, në territoret e tyre për vendet e Evropës qendrore dhe Lindore por edhe për vende të tjera. Ministrat njoftuan ndër të tjera pas takimit tyre të parë se të pesë vendet janë gati të marrin pjesë në ndërtimin e rrjetit të gazit turk.

“Projekti duhet të verifikohet ligjërisht nga Turqia, Rusia dhe Brukseli në mënyrë që të shmangim problemet që mund të dalin me South Stream Project” tha ministri i jashtëm serb Daçiç në një konferencë për shtyp.

Ministri i jashtëm Hungarez tha se kosto e projektit do të shkojë deri në 5 miliardë euro. Ai shtoi se ministrat e Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovinës do të ftohen në takimin e ardhshëm që do të mbahet në Korrik. Ministri i jashtëm turk Volkan Bozkir tha se rrjeti i propozuar i gazit është në interest ë të gjithë rajonit, duke shtuar se do të bëhet edhe një projekt fizibiliteti për të parë efektshmërinë e tij.

“Serbia nuk mund të jetë victim e marrëdhënieve gjeopolitike mes Perëndimit dhe Rusisë duke lejuar që qytetarët e saj të vuajnë” thotë Daçiç. “Po flasim për gazin, jo për marrëdhëniet gjeopolitike mes BE dhe Rusisë. Gazi nuk ka ngjyra. BE ka obligim për të na ndihmuar” tha Daçiç në konferencën për shtyp.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta-Hasani: Bashkëpunimi institucional Kosovë-Shqipëri na çon më shpejt në BE
PD, Basha: Tahiri e Meta të japin dorëheqjen. Vendi po shkon drejt kolapsit ekonomik »
Article Logic
Execution time: 0.0043199062347412
array(1) { ["section"]=> string(97) "pese-vende-mblidhen-per-projektin-e-gazit-ministrat-shqiperine-do-e-ftojme-ne-takimin-tjeter-8134" }