Pesë vite pa Roland Trebickën, artisti: Lyp mirënjohjen e të gjithëve për gjithçka që la pas

Publikuar tek: kulture-art, më 18:18 07-03-2018 Pesë vite pa Roland Trebickën, artisti: Lyp mirënjohjen e të gjithëve për gjithçka që la pas

Sot bëhen 5 vite nga ndarja nga jeta e aktorit të madh Roland Trebicka.

Në kujtim të tij, poeti shkodran Albert Vataj ka zgjedhur të shkruajë dy fjalë mbi vlerat e çmueshme të Trebickës. Vataj e përshkruan artistin si një person fjalëpak e punëshumë, si një person me një punë titanike, i cili bëhej njësh me personazhet.

Ai si pakkush tjetër diti të ishte fjalëpakë e punëshumë. Ai “u fsheh” pas veprës, pas përkushtimit, duke mos patur diçka për të thënë më shumë se sa vetë puna e tij titanike kishte ofruar. Ai mbylli sytë, duke lënë të çelur horizonte të pamata rolesh, personazhesh, tipesh dhe karakteresh që aq me virtuozitet i skaliti me daltën e talentit të tij.”- shkruan Vataj.

POSTIMI I PLOTË:

PESE VITE NGA LAMTUMIRA PER ROLAND TREBICKEN

Pesë vite nga lamtumira që na mëkoi dhimbje dhe lotë, duke na ndarë përgjithmonë me Roland Trebickën, me atë që na bëri të qeshim edhe kur donim të qanim.
Familja, kolegët, miqtë dhe admiruesit e tij të shumë, 5 vite më parë, më 7 mars 2013 e përcjellin me dhimbje dhe lotë për në banesën e fundit, aktorin emblematik, komikun dhe etalonin e njeriut që i kushtoi gjithë jetën e tij skenës, të madhin Roland Trebicka. Ai si pakkush tjetër diti të ishte fjalëpakë e punëshumë. Ai “u fsheh” pas veprës, pas përkushtimit, duke mos patur diçka për të thënë më shumë se sa vetë puna e tij titanike kishte ofruar. Ai mbylli sytë, duke lënë të çelur horizonte të pamata rolesh, personazhesh, tipesh dhe karakteresh që aq me virtuozitet i skaliti me daltën e talentit të tij.
Jetoi mish e shpirtë me personazhet, aq sa edhe në amshim ata vazhdojnë ta ndjekim nga pas për të mbetur gjithnjë mirënjohës, që u dha atyre dhe vetes një jetë të gjithmonshme, një pavdekësi që përtërihet në ëndjen dhe dëshirimin e artdashësve dhe admiruesve të tij të shumtë.
I përket amshimit një prej zërave, pjesë e rëndësishme e memories së artit të aktrimit, komedisë dhe aktit sublim të shpirtëzimit të roleve, tipeve dhe karaktereve të pavdekshme. 
I përjetshëm mbettë kujtimi për këtë emblemë të komedisë, për këtë njeri të përkorë, për këtë bashkëshort dhe prind të devotshëm. 
Çdo vitvdekje më të ndritshme e bën skenën ku derdhe mund e djersë, ku skalite me mjeshtëri aq tipa dhe karaktere, Roland Trebicka.
Lyp mirënjohjen e të gjithëve për gjithçka la ky aktor, për atë humor e ato të qeshura që nuk u shuan dot me të gjallët e tij, sot dy vite më parë. 
I përgjithmonshëm qoftë kujtimi i këtij mjeshtri të skenës.

ea2b72ec2733c06f9417cf455787b4d2--nga.jpg

Në foto poeti Albert Vataj

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PREKËSE/ Njihuni me Dhuratën, mësuesen që për 7 mars nuk shkoi në parukeri, por u organizoi nxënësve të saj diçka tjetër
»
Article Logic
Execution time: 0.017760992050171
array(1) { ["section"]=> string(97) "pese-vite-pa-roland-trebicken-artisti-lyp-mirenjohjen-e-te-gjitheve-per-gjithcka-qe-la-pas-112518" }