Peshëngritësi shqiptar reagon ashpër ndaj presidentit të Federatës: Jeni turp kombëtar, i bëj thirrje kryeministrit t’ju shkarkojë

Publikuar tek: sport, më 22:01 20-01-2017 Peshëngritësi shqiptar reagon ashpër ndaj presidentit të Federatës: Jeni turp kombëtar, i bëj thirrje kryeministrit t’ju shkarkojë

Erkand Qerimaj ka reaguar sërish ndaj presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjozajt. Qerimaj përmes një statusi në llogarinë e tij në facebook, i bën thirrje kryeministrit Rama që ta shkarkojë Gjozën, pasi sipas tij një njeri si ai nuk duhet të jetë në krye të Federatës, por edhe si kryetar dege për LSI-në.

“Zoteri Elez Gjoza duke mos marre asnje pergjigje nga ju si Njeri Publik ne detyren e Kryetar lagje LSI Tirane ,Kryetar mini Bashkise Tirane ,President i Federates se Peshengritjes ndjej obligim te ju pyes serish!

Si arrini me te ardhurat tuaja te jetoni ne mes te luksit perfshire vila makina dhe prona? Nuk eshte aspak e drejte te merreni ne intervista dhe Tv me trajtimet ushqimore qe une i fitoj me shume mund dhe sakrifice dhe jane leke qe vijne nga taksa paguesit shqiptar jo nga xhepi juaj!

Ju keni deryrim si President te jepni te ardhura per Federaten qe drejtoni , nderkohe ju abuzoni me leket e taksa paguesve shqiptar duke shkelur rende ligjin ! E gjithsesi vitin qe kaloi une kam marr vetem 6 muaj trajtim ushqimor nga Federata!

Si fitues dhe Kampion i shume Kupave dhe Medaljeve si askush tjeter ne Shqiperi gjithsesi me duhet te paguaj kredi shtepie personale edhe 25 vite te tjera sepse une ndryshe nga ti nuk jetoj ne luksin tend Zoteri!

E keni mbyllur 4 – vjecarin e pare te drejtimit me shume shkelje e abuzime dhe vitin 2017 e keni nisur me shkelje Statuti Dhe Ligjeve Shqiptare ne Fuqi te cilat ne ditet ne vijim do behen publike te tjera fakte e prova ! Po mire more Zoteri kesaj i thoni Revulucion ?! Tranjera pa shkolle te larte dhe pa merita qe te jene tranjere te Kombetares te cilet edhe keto i paguani me taksat e popullit shqiptar ! Eshte 1 person i cili ben punen e Anetarit te Kryesise te Federates, Tranjerit dhe Sportistit edhe ky perkrahes i juaji ! Serish gjejme shkelje te Statutit dhe ligjit, hapur konflikt interesi!

Ne cdo gare jeni te pranishem me leket e sportisteve qe jane per trajtimin ushqimor e ju i trajtoni garat si turizem per veten dhe rrethin tuaj miqesor!

Keni paguar sportiste qe nuk kapin as normat e kampionatit te peshengritjes dhe kjo eshte shkelje Statutit dhe ligjit!

Jeni ju ai qe keni futur ne Ambasade Amerikane njerez si fotoreporter per te marre vize!

Populli e ka treguar qarte se eshte ne krahun e se drejtes dhe i bej thirrje per mbeshtetje Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit te Parlamentit Ilir Meta te ju shkarkojne nga detyrat qe keni sepse jeni nje TURP KOMBETAR!!”, shkruhet në reagimin e Qerimajt në facebook.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Një emision i ri sportiv dhe nje prezantuese sexy në ekranet shqiptare, ja detajet
E zbulojnë mediat italiane, Ajeti lë Torinon për një tjetër skuadër në Seria A »
Article Logic
Execution time: 0.0046610832214355
array(1) { ["section"]=> string(134) "peshengritesi-shqiptar-reagon-ashper-ndaj-presidentit-te-federates-jeni-turp-kombetar-i-bej-thirrje-kryeministrit-t-ju-shkarkoje-66169" }