Peshëngritje/ Pezullohen Begaj, Godelli e Pulaku. Godelli: Na tradhëtoi Luan Shabani, na dha medikament të ndaluar

Publikuar tek: sport, më 15:49 03-04-2015 Peshëngritje/ Pezullohen Begaj, Godelli e Pulaku. Godelli: Na tradhëtoi Luan Shabani, na dha medikament të ndaluar

Peshëngritësit Daniel Godelli e Romela Begaj janë pezulluar me 2 vite nga të gjitha aktivitetet sportive ndërsa Hysen Pulaku është pezulluar me 8 vjet pas vendimit të marë nga Federata Botërore e Peshëngritjes. Peshëngritësve u janë hequr të gjitha medaljet e mara në garën e fundit.

Godelli ka reaguar pas vendimit duke thënë se midis tyre ka qenë një tradhëtar i cili u ka dhënë medikament, nderkohë që ai vetë e dinte se ishte i ndaluar. Sipas Godellit kjo është tradhëtia e dytë nga Luan Shabani pasi tradhëtoi flamurin shqiptar duke u larguar në shtetin grek. Para kampionatit në Kazakistan, ekipi i peshëngritjes shqiptare u stërvit në shtetin grek.

"Peshëngritja është dhe mbetet sporti më i sukseshëm në Shqipëri dhe në kampionatin botëror këtë e treguam me gjithë forcën që kishim pa e menduar që midis nesh ishte një tradhëtar që tradhëtoi flamurin për të dytën herë, herën e parë kur u largua nga Shqipëria me preteksin që s’kishte kushte, ndërkohë kur ne e dimë shumë mirë që në ato kohë ai ka pasur super kushte. Dhe hera e dytë kur na ka dhënë dicka qe ai e dinte shumë mirë që ishte medikamet i ndaluar", shkruan Daniel Godelli.

"Dhe çdo gjë e ka bërë me vetëdije të plotë, për të eleminuar ekipin shqipëtar nga olimpiada që ti hap vende ekipit grek kjo tradheti nuk falet. Ai nuk ka as një pikë burrërie nuk ka as guximin të hapë telefonin e të japë një shpjegim. Kjo është difrenca midis kampionëve dhe tradhëtarëve. Luan Shabani kur rezultoi pozitiv për përdorim dopingu në 2004 në olimpiadën e Athinës bënte be për kokën e fëmijëve që s’kishte marë doping .Po të njëjtën gjë bënte be tek ne që s’kishim të bënim me asnjë medikament të ndaluar. I dhamë besim!! Përfundimi doli, që ai njeri është e në vilën e tij me syze dielli dhe ne të pezulluar kur atë rezultat e bëmë me gjak. Kjo miq e dashamirës të sportit është e vërteta" thotë Godelli.

Sportistët rezultuan pozitivë në testin antidoping pas pjesëmarrjes në botërorin e Kazakistanit. Peshëngritësit kishin kërkuar t’i nënshtroheshin testit B, ku pas kryerjes së tij ka rezultuar pozitiv. Godelli mori 2 medalje ari dhe një argjendi duke u shpallur kampion bote në stilin e shkëputjes në Peshëngritje, me peshë 77 kg, kurse Begaj u shpall kampione bote në stilin e shkëputjes me peshën 63 kg.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bundesliga gjermane, Granit Xhaka ndër shqiptarët më të paguar, 2.5 milionë euro në sezon
Shqipëria ngjit dy pozicione në UEFA, lë pas Serbinë »
Article Logic
Execution time: 0.021947860717773
array(1) { ["section"]=> string(112) "peshengritje-pezullohen-begaj-godelli-e-pulaku-godelli-midis-nesh-nje-tradhetar-na-dha-substance-te-ndaluar-7755" }