Peshimi zyrtar / Tyson Fury si gjigant para shqiptarit Seferi. Tallen mediat e huaja: Do luftojnë apo do martohen? (FOTO)

Publikuar tek: sport, më 18:36 08-06-2018 Peshimi zyrtar / Tyson Fury si gjigant para shqiptarit Seferi. Tallen mediat e huaja: Do luftojnë apo do martohen? (FOTO)

Është zhvilluar sot peshimi zyrtar i dy boksierëve që do të përballen ditën e nesërme në arenë, Tyson Fury dhe Sefer Seferi.

Tyson Fury, me 25 fitore, 0 humbje dhe 18 KO peshon 125 kilogram, ndërsa përballë tij qëndron shqiptari Sefer Seferi me 23 fitore dhe 1 humbje.

Në fotografitë e publikuara në mediat britanike dallohet diferenca e madhe në gajtësi mes dy boksierëve, raporton Newsbomb.al.

Pas peshimit Fury e ngriti peshë Seferin, por edhe ai ia ktheu nderin duke bërë të njëjtën gjë. Episode që ngjallën të qeshura te të pranishmit, ndërsa mediat britanike ironizojnë duke shkruar se boksierët ngjajnë si një çift që po shkon drejt altarit.

Por boksierët nuk i dallon vetëm gjatësia, ata kanë një diferencë të madhe, prej 10 vitesh në moshë, për çka Fury është kritikuar, që ka zgjedhur kundërsharin 39-vjeçar Seferi.

Më pas ata iu drejtuan ambienteve për testime të tjera mjekësore. Ata do të përballen nesër në Manchester Arena. /Newsbomb.al

dfgherg3egr4g.jpg

ergterg4erh45h.jpg

drgerg3r5g34g.jpg

srdgfrweg34g4g.jpg

degergerg4g.jpg

egt3rg34g34g.jpg

hergherg45g4g.jpg

erg3rg345hy4gh.jpg

rdge4g345g345hy45h.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Akuzat për korrupsion, 6 vite burg për ish-presidentin e Dinamos
»
Article Logic
Execution time: 0.02150297164917
array(1) { ["section"]=> string(121) "peshimi-zyrtar-tyson-fury-si-gjigant-para-shqiptarit-seferi-tallen-mediat-e-huaja-do-luftojne-apo-do-martohen-foto-123717" }