‘’Peshkatarëve u janë konfiskuar celularët se mund të kenë regjistruar pamje kompromentuese të helikopterit’’

Publikuar tek: politike, më 08:45 07-04-2016 ‘’Peshkatarëve u janë konfiskuar celularët se mund të kenë regjistruar pamje kompromentuese të helikopterit’’

‘’Shkodra zien, por peshkatarëve u janë konfiskuar celularët se mund të kenë regjistruar pamje kompromentuese të helikopterit’’, kështu deklaron ish-kryeministri Sali Berisha, lidhur me rrëzimin e djeshëm të helikopterit në Liqenin e Shkodrës.

Ja komenti i plotë:

“Shkodra zien dhe gumëzhin për rrëzimin e helikopterit!

Qeveria perpiqet të fshehë shkaqet dhe rrethanat?!?!

Të dashur miq, helikopteri që u rrëzua dhe ra dje në liqenin e Shkodrës, në të cilin humbën jetën dy pilotët, duket se transportonte mermer për në rezidencën malore në Vermosh të Mimi Kodhelit! Në rast se kjo është e vërtetë kemi të bëjmë me një krim të shëmtuar shtetëror. Qeveria po bën gjithçka për të fshehur shkakun e vërtetë dhe rrethanat e rrëzimit të helikopterit, pra për t'i mbuluar me heshtje dhe për t'i lënë ato në fund të liqenit..

Gazetari Elvis Nabolli që jep këtë lajm në FB e tij, kërcënohet me jetë dhe detyrohet të heqë statusin nga FB. Neo-bllokmeni Ilir Beqja kërcënon fizikisht gazetarin e ''Zërit të Amerikës'' në spital tek i plagosuri. Ndërkohe një video tregon se helikopteri ështe ndalur në një lëndinë pranë Doganës së Hanit të Hotit (mundet për të marrë ngarkesë?) dhe prej aty është nisur për udhëtimin fatal.

Ndaj peshkatarëve që arritën të parët në vendngjarje dhe banorëve të zonës po ushtrohet dhunë që të mbyllin gojën. Për të fshehur të vërtetën, janë konfiskuar edhe celularët e peshkatarëve dhe banorëve sepse mund të kenë rregjistruar pamje kompromentuese.

Sot urgjent Parlamenti duhet të ngreje komisionin e verifikimit me çdo kusht, të këtyre të dhënave tejet tronditëse.

I bëj thirrje presidentit të Republikës të shfrytëzojë të gjithë kompetencat e tij për të verifikuar rrethanat dhe shkakun e kësaj tragjedie! Sb’’

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deputeti socialist: Berisha nuk njihte as baxhanakun që i vdiq në krye të detyrës që i caktoi djali i tij
Konferenca për sitemin e taksave, Basha kërkon 1 minutë heshtje për 2 pilotët: Kjo s’është Shqipëria ku dua të rris fëmijën tim »
Article Logic
Execution time: 0.020887851715088
array(1) { ["section"]=> string(111) "peshkatareve-u-jane-konfiskuar-celularet-se-mund-te-kene-regjistruar-pamje-kompromentuese-te-helikopterit-37035" }