“Peshqit e mëdhenj”, deputeti gjerman: Nuk keni punuar mjaftueshëm

Publikuar tek: politike, më 12:42 14-02-2018 “Peshqit e mëdhenj”, deputeti gjerman: Nuk keni punuar mjaftueshëm

Deputeti i Bundestagut gjerman Thorsten Frei njëkohësisht raportuesi për Shqipërinë në Komisionin Paralamentar për çështjet e jashtme të Parlamentit gjerman doli sot në një konferencë për shtyp.

Frei ka dhënë opinionin e tij lidhur me situatën ku ndodhet Shqipëria në prag të rekomandimeve që Komisionit Europian pritet të japë. Ndër të tjera ai bëri të ditur se duhet ti jepet rëndësi reformës në drejtësi dhe se duhet të punohet më shumë për kapjen e “peshqëve të mëdhenj”, siç e quajti ai.

 “Shqipëria duhet të vazhdojë në rrugëtimin që është në interes të Shqipërisë dhe vetë BE-së. Ndër kushte për hapjen e negociatave është edhe dekriminalizimi dhe reforma zgjedhore.  Pika më e rëndëishme është reforma në drejtësi dhe vettingu. E rëndsihme është të bisedohet me të gjitha palët dhe të shihen aktet. Situata është e tillë sidomos në fushën e vettingut, krimit të organizuar janë shënuar progrese por edhe edhe në rastet e mëdha për peshqit e mëdhenj mbetet për tu parë nëse ka vërtet goditje reale. Kjo nuk është e ralizuar në mënyrë të mjaftueshme”, deklaroi Frei. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Korçarët të mos mbjellin patate”, ish-ministri për Ramën: Mos kërko shkrirjen e Drejtorive, ja çfarë duhet të bësh
Rama ‘dush të ftohtë’ Universitetit të Tiranës: Jeni bishti i fundit i kavallit në të gjithë Shqipërinë »
Article Logic
Execution time: 0.021237850189209
array(1) { ["section"]=> string(69) "peshqit-e-medhenj-deputeti-gjerman-nuk-keni-punuar-mjaftueshem-110216" }