‘Peshqit e mëdhenj’, Lu ironizon Ramën me rastin e 1 prillit

Publikuar tek: barometri, më 08:33 02-04-2018 ‘Peshqit e mëdhenj’, Lu ironizon Ramën me rastin e 1 prillit

Në një foto të postuar në faqen zyrtare të Ambasadës amerikane është ironizuar temën e ‘Peshkut të madh’ e thënë nga ambasadori Donald Lu.

Me mbishkrimin “Gëzuar ditën e gënjeshtrave”, në karikaturë shihet një stendë ku shkruhet ‘Peshk i Madh’, ndërkohë që Lu-së i ofrohen vetëm arka me peshq të vegjël.

Në një dialog mes shitësit dhe ambasadorit në foto kur ky i fundit e pyet se ku janë peshqit e mëdhenj, shitësi i lë të nënkuptohet se nuk ka të tillë duke i uruar ditën e 1 prillit.

Ambasada amerikane siç duket ka zgjedhur këtë mënyrë për të ironizuar kryeministrin Rama për arrestimin e protestuesve të Kukësit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021152973175049
array(1) { ["section"]=> string(64) "peshqit-e-medhenj-lu-ironizon-ramen-me-rastin-e-1-prillit-115358" }