Peticioni për bashkimin e Mitrovicës, Komisioni parlamentar e lë pezull

Publikuar tek: rajon, më 21:50 10-02-2019 Peticioni për bashkimin e Mitrovicës, Komisioni parlamentar e lë pezull Kryetari i Komunes se Mitrovices, Agim Bahtiri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, deponoi në Kuvendin e Kosovës para një muaji peticionin me rreth 17 mijë nënshkrime të qytetarëve për bashkimin e Mitrovicës së Jugut me atë të Veriut, por peticioni nuk është trajtuar në Komisionin për Peticione në Kuvend. 

Anëtarë të këtij komisioni thonë se kjo çështje tejkalon kapacitetet e komisionit. Qeveria e Kosovës ka reaguar duke thënë se kjo çështje i takon vetëm Kuvendit.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës nga radhët e AKR-së, Agim Bahtiri është shprehur që Mitrovica do të bashkohet brenda këtij viti.

Bahtiri ka qenë i ashpër në deklarimet e fundit duke thënë se nëse preket Mitrovica, do të ketë luftë.

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bahtiri, për idenë e bashkimit të Mitrovicës mbështetet edhe nga presidenti Hashim Thaçi dhe nga kryeparlamentari Kadri Veseli.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Protestat në Beograd, Vuçiç: Shqiptarët janë duke pritur rënien time
Mbytet një 12-vjeçar shqiptar në Greqi »
Article Logic
Execution time: 0.043320894241333
array(1) { ["section"]=> string(77) "peticioni-per-bashkimin-e-mitrovices-komisioni-parlamentar-e-le-pezull-152306" }