Petri Bozo organizon “Miss Globe” në Kanada

Publikuar tek: kulture-art, më 15:30 20-02-2015 Petri Bozo organizon “Miss Globe” në Kanada

Edicioni i 42-të i “Miss Globe” të zhvillohet në Toronto të Kanadsë. Ky është misioni i realizuar nga producenti shqiptar Petri Bozo, mbajtës i patentës së konkursit ndërkombëtar të bukurisë, i treti për nga rëndësia në botë.

I njëjti staf shqiptar që për 11 vjet ka organizuar garën e bukurisë në Shqipëri, në muajin shtator do të transferohet në Toronto për t’i dhënë formë garës përtej oqeanit.

Një  konferencë zyrtare është organizuar në Don Valle Hotel & Suites, ku është bërë i ditur lajmi, i ndjekur me interes nga mediat vendase dhe komunitete të ndryshme.

“Miss Globe është një sipërmarrje e madhe botërore dhe ka një ndryshim thelbësor krahasuar me të ngjashmit e vet në botë: Ai është më shumë se një garë bukurie. Themeluesi i saj, Charlie See, kur e ka nisur, e ka filluar si një spektakël, mbi të gjitha social, në të cilin çdo konkurrente, pa dallim statusi social, kombësie a etnie, do të mund të përmbushte një ëndërr”, ka thënë producenti Bozo për mediat kanadeze.

“Është një konkurs bukurie i shanseve të mëdha për çdo vajzë, anë e kënd botës, që ka një dëshirë për tu plotësuar dhe ky është themeli i “Miss Globe”, një traditë e trashëguar për 41 vjet me radhë. Dhe është shumë e rëndësishme që kjo traditë të ruhet. Prandaj ndodhem sot këtu mes jush. Zgjodha Kanadanë sepse është vendi më multietnik në botë, pra shumë i përshtatshëm për vetë natyrën e Miss Globe dhe ky mision i ri që i kemi vënë vetes si qëllim, bashkarisht, i shërben formulës dhe vetë ambicies së këtij spektakli të madh. Është një marrëdhënie që jep e merr në mënyrë të ndërsjelltë”, ka thënë Bozdo

Gjithashtu Bozo u ka bërë me dije medieve kanadeze historikun 11-vjeçar të “Miss Globe” në Shqipëri dhe përfitimet që vendi i vogël në Evropën Juglindore përfitoi prej tij, duke iu prezantuar botës ashtu siç është në të vërtetë. “Shqipëria është një vend shumë i vogël në Evropën Juglindore dhe këtu e 11 vjet të shkuara dukej mision krejt i pamundur organizimi i një spektakli të tillë kaq të madh atje.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqipëria turistike në Panairin e Pragës
Marko Caka, shqiptari që luan në krah të Di Caprio, De Niro, e Pitt »
Article Logic
Execution time: 0.026832103729248
array(1) { ["section"]=> string(46) "petri-bozo-organizon-miss-globe-ne-kanada-3967" }