Petrit Vasili: Ju shikoni super Hënën, unë do shoh Monika Kryemadhin te Ora News

Publikuar tek: fcb-bomb, më 22:09 31-01-2018 Petrit Vasili: Ju shikoni super Hënën, unë do shoh Monika Kryemadhin te Ora News

Kreu i grupit Parlamentar Petrit Vasili i ftuar në Ora News, në një intervistë me gazetaren Ilva Tare foli për situatën politike në Shqipëri. 

Vasili u shpreh se pushteti nuk mund të blejë LSI-në dhe se opozita do të vazhdojë të mbajë qëndrim derisa kjo qeveri të marrë fund. Sakaq, Vasili theksoi se ndaj parlamentit, opozita do të mbajë qëndrim të fortë, të rreptë dhe të kushtëzuar, në mënyrë që ky parlament të demokratizohet.

Në fund të intervistës, gazetarja Ilva Tare i sugjeroi Petrit Vasilit të shikojë nga Hëna, duke qënë se natën e sotme është një Hënë e rrallë. Duke qenë më afër Tokës Hëna duket më e madhe dhe më e ndritshme njëkohësisht. Kjo dukuri ndodh njëher në 152 vite.

“Kam ndërmend që pas intervistës të shoh Ora News sepse kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi do të jetë e ftuar te emisioni “Arena”, është shprehur Petrit Vasili.

Për politikanin kjo dukuri nuk ka qënë po aq e rëndësishme sa intervista e radhës e kryetares së LSI, Monika Kryemadhit në Ora News. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.042182922363281
array(1) { ["section"]=> string(85) "petrit-vasili-ju-shikoni-super-henen-une-do-shoh-monika-kryemadhin-te-ora-news-108653" }