Petrit Vasili kritikon paketën fiskale: Nuk ishte vizionare

Publikuar tek: politike, më 07:11 20-08-2015 Petrit Vasili kritikon paketën fiskale: Nuk ishte vizionare

“Rritja ekonomike është ajo që duhet të marrë përgjigje themelore dhe çdo debat tjetër është periferik dhe nuk mundet dhe nuk do të mund ta zëvendësojë dot këtë çështje” kështu deklaroi kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili në një intervistë telefonike për Ora News sot 19 gusht 2015.

Vasili nënvizoi se komunikimi mes Ramës e Metës ka qenë dhe do të vijojë të mbetet korrekt dhe konstruktiv dhe se në këto momente më e rëndësishme është diskutimi për rritjen ekonomike.

Petrit Vasili vlerësoi gjatë intervistës për "Ora News", se në fusha e turizmit vijon të mbetet një sfidë për qeverinë. Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së i përgjigjet dhe pyetjeve: A duhet të ketë ndryshime në qeveri dhe ligjit për turizmin të kthyer mbrapsht nga presidenti Nishani.

Intervista e plotë:

Shpresoj të jeni duke ja kaluar mirë pasi jeni në Jalë apo jo?

Petrit Vasili: Po, siç e dini ne tani kemi kampingun veror, shkollën politike të të rinjve, në Jalë. Ky është një impenjim që ne e ndjekim me shumë kujdes dhe shumë vëmendje duke u bërë pjesë e një iniciative të të rinjve, të jashtëzakonshme, qoftë për dimensionin që ajo ka, në këtë rast në këtë kamping të fundit, janë mbi 1300 të rinj, qoftë për kualitetin e komunikimit qoftë edhe për elementet e edukimit social nëpërmjet pnuës , ku të rinjtë rrinë aty duke kultivuar gjërat më të mira që një njeri duhet të ketë, edhe solidaritetin e njëri-tjetrit por edhe duke i dhënë edhe një përgjigje problematikave që sot ekzistojnë në rininë shqiptare duke u larguar në ato që janë fenomenologjitë negative të saj e duke promovuar një mënyrë të shëndetshme të të bërit politikë por edhe të të pushuarit.

Ne na ka munguar politika e LSI-së në Tiranë, kështu që vendosëm të vinim ne te ju dhe meqënëse jeni atje, si është turizmi? Është pretenduar se ka një rritje në cilësi. Si e konstatoni diçka të tillë?

Petrit Vasili: Nuk e dalloj dot, sepse Jala është një nga ato pikat e bregdetit që ka qenë gjithnjë shumë e frekuentuar, sepse dallohet për bukurinë natyrore. Dikush mund të më kritikojë për subjektivizmin duke qenë se kam prejardhje nga Vunoi dhe detyrimisht kam një debulesë më të veçantë për këtë plazh ku vij prej më shumë se 50 vjetësh. Këtu gjithmonë ka pasur frekuentim të lartë. Nuk shoh gjë ndryshe nga një vit më parë.

Si i vlerësoni komentet e shumë qytetarëve që ankohen për mungesë dritash, uji të pijshëm e në fakt është pranuar nga vetë ministri Ahmetaj?

Petrit Vasili: Është e vërtetë që këto fenomente kanë qenë të shpeshta, dhe jo vetëm këtë vit por edhe një vit më parë. Banorët ankohen për tension të ulët të energjisë elektrikte. Shpeshherë e kanë të pamundur të mbajnë pajisjet elektrike. Mbase vitin që vjen, është një sfidë për t’u përmirësuar.

Përpos këtyre elementeve kushtet e tjera të turizmit si ju duken në raport me vitin e kaluar

Petrit Vasili: Frekuentimi është i lartë por ende shumë duhet bërë, në mënyrë të veçantë për trajtimin e mbetjeve urbane, një sfidë që duhet ta themi ka ende shumë punë dhe nuk mund të quhet e fituar

Kryeministri kaloi pushimet në Dhërmi ndërsa zoti Meta në Jalë, kaq afër me njëri tjetrin por ndërkohë disi larg kontaktit që kanë patur me njëri tjetrin. A ekziston kjo largësi dhe në mendimet që ata kanë në përqasjen me politikën që ata kanë në këto kohë, pasi përflitet për një përçarje ideologjike mes këtyre dy aktorëve të rëndësishëm politikë

Petrit Vasili: Përgjigjen për këtë çështje në mënyrë shumë të qartë dhe paekuivok zoti Meta e ka dhënë edhe në komunikimin e tij me mediat.

Komunikimi ka qenë normal, korrekt dhe nën frymën e konstruktivitetit. Besoj se po i tillë do të jetë edhe në të ardhmen. Kjo besoj se është një çështje mediatike që mbushi verën mediatike të varfër me lajme të tjera por nuk besoj se ishte realiteti konkret i gjërave. Gjithçka e ka sqaruar zoti Meta, edhe Rama e ka thënë në një intervistë. Nuk mbetet të sqaroj njerëzit e medias apo ne të tjerët një diçka që drejtuesit e maxhorancës e kanë shpjeguar vetë.

Duket që drejtuesit shkojnë mirë po me bazën  cfarë po ndodh pasi në Pogradec kemi akuza të ndërsjellta mes Artan Shkëmbit dhe Diana Miles, duket sikur gëjrat nuk shkojnë sic duhet në bazë ?

Petrit Vasili: Nuk e kam ndjekur . Nuk jam në dijeni të atyre çfarë ka thënë

Në shtator ka ndonjë propozim konkret për çështjet fiskale?

Petrit Vasili: Ka elementë të studimit të rishikimit të paketës fiskale, në disktuim me FMN-në me qëllim që paketa fiskale ti shërbejë fillimisht  rritjes ekonomike, rezultatet të së cilës nuk i shmanget askush e cila është rezultantja e një qeverisje të mirë. Rritja ekonomike është ajo që duhet të marrë përgjigje themelore dhe çdo debat tjetër është periferik dhe nuk mundet dhe nuk do të mund ta zëvendësojë dot këtë cështje

Është folur për politika fiskale më të zgjuara nga zoti Meta, çfarë pritet konkretisht pasi dhe të ardhurat kanë rënë?

Petrit Vasili: Politika më të zgjuara fiskale do të thotë hartimi i një pakete fiskale në funksion të rritjes ekonomike. Do të thotë të gjitha  politikat që nuk prodhojnë një rezultat të tillë duhen rishikuar. Mund të kenë qenë qëllim mirë por jo vizionare, pra duhet një vizion  gjithmonë e më taktik më të qartë dhe shfrytëzimi i potencialeve të vendit në maksimunin e vet për të mos patur potenciale të pashfrytëzuara apo të paeksploruara që në mënyrë pasuese të kishim një ekonomi që nuk ecën përpara, një rritje ekonomike që nuk ecën.

Në Jalë nuk ka pasur të ftuar nga PS është e vërtetë?

Petrit Vasili: Nuk ka qenë në traditën e këtij kampingu ftesa reciproke e partive të tjera.  Besoj se Jala është kthyer në një institucion të formimit politik të të rinjve. Formati i saj ka qenë shumë lektorë dhe të huaj, ka pasur ambasadorë.  Ky ka qenë formati tradicional, por Jala ka qenë derë e hapur për të gjithë. Kushdo që ka të thotë diçka dera ka qenë e hapur. Është në mënyrën e organizimit të saj. Sigurisht në kampin e Jalës ka një foltore për të folur pa asnjë lloj paragjykimi për asnjë lloj politikani të cfarëdo krahu politik, po dhe një pjatë të servirur  të gatuar në kamp, në fshatin tim të dashur Vunoi, I cili është pak më larg nga Dhërmiu

Qeveria po bën përpjekje për të kaluar ligjin e turizmit, por presidenti nuk mendon se ky ligj është i mjaftueshëm dhe e ka kthyer këtë ligj. Çfarë do të ndodhë?

Petrit Vasili: Si në çdo element tjetër të jetës dhe të politikës duhet të na udhëheqë qetësia. Pa paragjykime duhet lexuar gjithçka që presidenti ka thënë dhe më pas synimet janë të qarta. Ai do të ketë një proces normal të shqyrtimit dhe më pas do të vijë në sallë.

Pasi të lexohen argumentet e presidentit në komisionet përkatëse do të jetë qëndrimi përkatës ku sigurisht konstantja për të ecur përpara me miratimin përsëri të ligjit do të thotë mos miratimi i dekretit.

Ne kemi nevojë për një ligj për turizmin i cili sigurisht duhet të jetë sa më i plotë dhe sa më i saktë në përputhje me kushtetutën , nuk kemi pse të flasim as emocionalisht për këtë cështje por me logjikën e ftohtë duke respektuar rregullat parlamentare dhe objektivat politike

A do të ketë ndryshime qeveritare në shtator. A duhet ?

Petrit Vasili: Ju e dini që kryeministri është në punë dhe besoj se do të jetë i gatshëm të komunikojë me ju. Madje në konferencën e të hënës mund tia bëni ju këtë pyetje.

Padyshim por çdo subjekt politik mund të flasë për këtë çështje

Petrit Vasili: Që në momentin kur palët bëjnë punët e njëri tjetrit  punët ngatërrohen. Kryeministri është mandatuar të qeverisë ka përgjegjësinë dhe parlamenti monitoron punën e tij nga parlamenti. Njëkohësisht ai monitoron punën e gjithsecilit në qeveri. Të respektojmë këto pozicione. Kryeministri është ai që duhet të marrë vendime, ne të tjerët duhet ta respektojmë dhe të gjejmë arsyet .

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këtë nuk e ka bërë më parë asnjë kryebashkiak
Përçarja, LSI nuk punëson mbështetës të PS-së në institucionet që drejton »
Article Logic
Execution time: 0.023635864257812
array(1) { ["section"]=> string(64) "petrit-vasili-kritikon-paketen-fiskale-nuk-ishte-vizionare-18765" }