Petro Koçi mbështet bonusin elektoral: Ja si mund të shmangen të fortët që blejnë votën

Publikuar tek: politike, më 14:25 05-11-2015 Petro Koçi mbështet bonusin elektoral: Ja si mund të shmangen të fortët që blejnë votën

Zv-ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi shprehet se bonusi elektoral, ku partia me më shumë vota, merr një një numër të caktuar deputetësh bonus, duke lehtësuar kështu krijimin e qeverisë, por sipas Koçit ky bonus duhet të jetë i moderuar që nuk do të dëmtonte partitë e mesme si LSI dhe PDIU.

Për pastrimin e politikës nga “të fortët”, Koçi propozon si një sistem të nevojshëm, proporcionalin kombëtar pasi mundëson një garë të ndershme për partitë pa përfituar në kurriz të njëra-tjetrës.

“Meqë është hapur një debat lidhur me sistemin zgjedhor dhe mundësinë e aplikimit të kompensimit me bonus të partisë që del e para (primi) po publikoj mendimin tim.

1. Gjykoj se duke verifikuar lehtësisht faktin që cilësia morale dhe intelektuale e parlamentit ka pësuar regres të qartë duhet adoptuar një sistem që shmang mundësite dhe hëpesirat që individët e fortë në para dhe influenca kriminale të jenë pjesë e Kuvendit.

Sistemi aktual i proporcionalit rajonal është mundesia e artë e kriminalitetit për të hyrë në institucionin politik kryesor në vend, në parlament.

Të parët e listave të partive të mesme (Në ndonjë rast dhe të partive të vogla) nëpërmjet parave të pista blejnë votat dhe kuvendojnë vetëm interesat e tyre personale kriminale apo të grupeve që i mbështesin.

Proporcionali kombëtar nuk është zgjedhja ime e preferuar. Por në kushtet e krijuara është sistemi më i mirë për të pastruar politikën nga të fortët.

Ky sistem i vë në garë të ndershme partitë pa përfituar në kurriz të njëra-tjetrës.

Dhe kushtëzon koalicione parimore paszgjedhore.

2. Bonusi elektoral për partinë e parë duhet aplikuar.

Pa diskutim. Jep më shumë garanci që qeverisja të mos i nënshtrohet diktaturës së të vegjëlve apo të mesmëve. Dhe të ketë stabilitet.

Por jo vetëm. Garanton përgjegjësi më të drejtepërdrejtë për partinë fituese. Nuk lejon justifikimet në kurriz të aleatëve. Dhe as përfitime aleatësh në kurriz të partisë fituese.

Por unë jam për një bonus të moderuar.

Në të cilin pragu elektoral garanton pluralizëm dhe nuk dëmton partitë e mesme si LSI, PDIU etj.

Që u mundëson partive të vogla të aleancohen me njëra tjetrën e të përfaqësohen në parlament”, shprehet zv-ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha duartrokitet në Parlament pasi i tregoi maxhorancës “gafën”, çohet Ruçi i PS, del në foltore edhe Braçe
Tahiri: Vrasja e Remzi Hoxhës, një krim shtetëror që kulmonte te zyra e Sali Berishës »
Article Logic
Execution time: 0.0041189193725586
array(1) { ["section"]=> string(92) "petro-koci-mbeshtet-bonusin-elektoral-ja-si-mund-te-shmangen-te-fortet-qe-blejne-voten-24733" }