Peza po shikonte Napoli-Milan por pastaj i vjen një mesazh dhe i përgjigjet Blushit: Ose unë në PS ose ai që ka kërcënuar vajzën e koleges sonë

Publikuar tek: politike, më 10:57 23-02-2016 Peza po shikonte Napoli-Milan por pastaj i vjen një mesazh dhe i përgjigjet Blushit: Ose unë në PS ose ai që ka kërcënuar vajzën e koleges sonë

“E dua Blushin, por me shumë, të vertetën
Ndërsa po ndiqja me shume kërshëri ndeshjen Napoli- Milan, nje miku im me nis në whatsapp linkun e ëebsites "Opinion.al" ku sapo ishte hedhur nje lajm me titullin: Blushi i përgjigjet Alfred Pezës: Nëse ai le mandatin, s'fiton gjë as gazetaria, as Parlamenti”, kështu nis komentin e tij Alfred Peza si përgjigje ndaj deputetit Ben Blushi, në garë për kreun e PS.

”Një reagim ky, pas deklaratës sime në emisionin "Opinion" të Blendi Fevziut në TV Klan, rreth 10 ditë më parë, ku lidhur me pretendimet e Blushit se vajza e një koleges sonë deputete në PS është kërcënuar për shkak se mbështet qendrimet e tij.
Blushi paska deklaruar se "unë dua që Alfred Peza të mbetet deputet. Duke qenë se unë e mbaj fjalën dhe nëse them emrin e deputetes, atëherë ai do të detyrohet t'i kthehet gazetarisë, nëse e mban edhe ai fjalën. Por nëse kjo ndodh, as gazetaria nuk do të fitojë ndonjë gjë më shumë, dhe as Parlamenti nuk do të humbasë gjë më shumë".
Pasi e lexova me kujdes këte thënie të Blushit, shkruan Peza,  thjeshtë doja ta siguroja se unë vazhdoj ti përmbahem sfidës sime: Ose unë në PS, ose ai që ka kërcenuar vajzën e koleges sonë. Qofte ai ose ajo, drejtor, zv. ministër, Ministër, madje edhe Kryeministër”, shkruan më tej deputeti.

“ Ose Blushi duhet të terheqi mbrapsht deklaratat e tij dhe të kërkojë ndjesë. Kjo është e gjitha kaq e thjeshtë. Sepse këtë gje, e konsideroj kufirin fundor, ose siç është bërë e modës të thuhet, vijen e kuqe të qëndrimit tim në një parti politike. Pasi kam hyrë në PS me bindjen e thellë se kjo forcë, kurrë nuk bazohet në jetën dhe veprimtarinë e saj, tek shantazhi apo kërcënimet, as brenda e as jashtë llojit.
Deklarata e Blushit sonte tek miku ynë i përbashkët Fevziu, thjesht më kujton shprehjen e Aristotelit: "E dua Platonin, por më shumë dua të vërtetën". Ndaj edhe unë sot i përgjigjem: "E dua Blushin, por më shumë dua të vërtetën". Do të doja shume që Blushi teë thotë të vërtetën. Ndryshe, pas kësaj, nuk kam ndërmend as ta mendoj e as të them se nëse e vërteta del në shesh, as politika dhe as letërsia nuk humbet ndonjë gjë më shumë”, përmbyll reagimin e tij Peza.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Armando Prenga prek në sedër demokratët. Deputetët bojkotojnë komisionet parlamentare
Meta takon ministren Lovin në Stockholm. Suedia mbështet hapjen e negociatave për anëtarësim në BE »
Article Logic
Execution time: 0.026327848434448
array(1) { ["section"]=> string(148) "peza-po-shikonte-napoli-milan-por-pastaj-i-vjen-nje-mesazh-dhe-i-pergjigjet-blushit-ose-une-ne-ps-ose-ai-qe-ka-kercenuar-vajzen-e-koleges-sone-33307" }