Pezullimi i biznesit të kandidatit të PD, Meta: Informacionin e morëm nga SHISH për miellin me aflatoksinë

Publikuar tek: politike, më 21:04 28-05-2015 Pezullimi i biznesit të kandidatit të PD, Meta: Informacionin e morëm nga SHISH për miellin me aflatoksinë

Kreu i Kuvendit Ilir Meta i është përgjigjur akuzave të deputetit të PD Astrit Patozi, për pezullimin e biznesit të kandidatit të Partisë Demokratike në Vorë.

Meta tha gjatë emisionit “Top Story” se informacionet për miellin me aflatoksinë, Ministria e Bujqësisë i ka marrë nga Shërbimi Informativ Shqiptar.

“SHISH i ka dërguar informacion ministrisë së bujqësisë që qarkullon miell me aflatoksinë, për këtë arsye janë bërë kontrollet dhe kanë dalë subjektet me probleme. As kafshët nuk mund të rrijnë në këto kushte, se dhe ato kanë të drejtat e veta, jo më mielli që shkon për bukë”, tha Meta.

Kreu i LSI tha se Partia Demokratike ka për qëllim të prishë imazhin e zgjedhjeve, prandaj “të gjitha informacionet i janë dërguar nga Ministria e Bujqësisë, te OSBE-ODHIR”, tha Meta.

Sipas Metës, po e njëjta kompani ,“Agroblend”, në vitin 2013 është bërë problem pasi u ka shitur fermerëve të zonës farë misri por që pasi ata e kanë mbjellë nuk ka rezultuar misër, çka u ka shkaktuar fermerëve dëme të mëdha. Gjatë emisionit, Meta tregoi edhe disa fotografi që sipas tij, faktojnë kushtet skandaloze në të cilat mbahej i magazinuar mielli në biznesin e kandidatit të PD në Vorë, Fiqiri Ismaili.

"Për herë të parë jam njohur me këtë shqetësim nga një delkaratë që bëri Patozi para disa ditësh, e kam pyetur ministrin e Bujqësisë dhe ai më ka thënë që kemi bërë kontrolle në disa magazina të miellit dhe ka dalë se në magazinën e Fiqiri ismailit ka patur miell me aflatoksinë. Më pas ka patur një reagim dhe ne e kemi bërë të qartëe që do t’i çojmë në laboratorët e BE për analiza", tha kreu i LSI, Meta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkëlzeni i përgjigjet Ballës: Rama është ai që duhet të çojë kërriçin e tij në Librazhd
Amerikanët për vizitën e Vuçiç në Tiranë: Historike, përgëzojmë të dy kryeministrat »
Article Logic
Execution time: 0.022243022918701
array(1) { ["section"]=> string(110) "pezullimi-i-biznesit-te-kandidatit-te-pd-meta-informacionin-e-morem-nga-shish-per-miellin-me-aflatoksine-12185" }