Pezullohen lejet e ndërtimit në të gjithë vendin

Publikuar tek: politike, më 07:11 10-08-2015 Pezullohen lejet e ndërtimit në të gjithë vendin

Kryeministri Edi Rama ka firmosur vendimin që pezullon lejet e ndërtimit në të gjithë vendin.

Vendimi i Këshillit Kombëtar të Territorit përcakton se deri në miratimin e planeve të reja vendore nuk mund të jepet asnjë leje e re ndërtimi. Kjo në fakt vlen për lejet e ndërtimit të pallateve, kurse vendimi ka të përfshirë edhe një listë të gjatë me përjashtime.

Kështu, mund të jepet leje për punime për strukturat publike, infrastukturë në ndërtimet për banim/ njëfamiljare, por sipas përcaktimeve të sipërfaqes që lejon KKT.

Po kështu mund të bëhen ndërhyrje me karakter emergjent apo struktura me interes publik dhe kombëtar, por për të gjitha këto raste përjashtimi ka edhe një procedurë që duhe të ndiqet nga vendorët para se të japin miratimin.

Sipas “Panorama”-s, Këshilli Kombëtar i Territorit ka kërkuar që 61 bashkitë e reja që dolën nga reforma territoriale të angazhohen për plane të reja vendore. Deri më tani në KKT kanë kaluar ndër vite disa plane vendore, por të gjitha këto, me zbatimin e reformës së re territoriale mbeten pa sens pasi përfshijnë brenda vetes një hapësirë më të vogël se ajo që kanë sot këto bashki. Në këto kushte është kërkuar që të hartohen plane vendore nga e para dhe vetëm pasi këto plane të jendë dorëzuar do të kalojnë për mirati, atëherë qeveria duket se do të lejojë vijimin normal të ndërtimit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bashkia e Tiranës në punë dhe të dielën, komentuesit: Bëju pak pushim o Erion se do lodhen!
Nishani i kthen Kuvendit Ligjin për Turizmin, ja argumentet e presidentit »
Article Logic
Execution time: 0.21598196029663
array(1) { ["section"]=> string(54) "pezullohen-lejet-e-ndertimit-ne-te-gjithe-vendin-18099" }