Pezullohet kompania në Shkozet, kushtet për punëtorët skandaloze, pushohen inspektorët

Publikuar tek: ekonomi, më 11:27 13-02-2015 Pezullohet kompania në Shkozet, kushtet për punëtorët skandaloze, pushohen inspektorët Foto ilustruese

Një kompani që merrej me shkrirjen e baterive, copëtimin e tyre, u mbyll nga inspektoriati i Punës ditën e djeshme. Lajmin e konfirmon Dritan Ylli, drejtor i përgjithshëm i këtij institucioni, i cili thotë ndër të tjera se ka marrë edhe masën e pezullimit të inspektorëve të punës që duhet të mbulonin atë zonë.

Bëhet fjalë për kompaninë Somet, një kompani e konsideruar për industrinë e rëndë, dhe e vendosur në zonën Industriale në Shkozet të Durrësit. Të 22 punonjësit që nga dita e sotme nuk do të paraqiten në punë derisa kompania të plotësojë të gjitha kushtet teknike të punës.

“Nisur nga ankimet e vetë punonjësve, u pezullua puna. Aktiviteti ishte industri e rëndë me lëndë të rrezikshme për shëndetin e punonjësve. Ekzaminimi mjekësor ishte fiktiv. Kushtet e punës ishin problematike dhe nuk ishte marrë asnjë masë mbrojtëse për shëndetin e punonjësve. Aktiviteti do të jetë i pezulluar deri në rikthimin e sigurisë për mosdëmtimin e shëndetit të punonjësve dhe riekzaminimin mjekësor të tyre. Ftojmë punonjësit të vijojnë të na informojnë për çdo rast të shkeljes së të drejtave të tyre” thotë Dritan Ylli.

Ndërkaq, nuk është vetëm kompania që është mbyllur. Masa administrative është marrë ndaj inspektorëve të zonës. Ndërkohë që nëse materialet i referohen prokurorisë, edhe mjekët që kanë dhënë vërtetime fictive në këtë fabrikë, do të kenë pasoja. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020302057266235
array(1) { ["section"]=> string(89) "pezullohet-kompania-ne-shkozet-kushtet-per-punetoret-skandaloze-pushohen-inspektoret-3208" }