Pezullohet koncesioni i dhënë për mirëmbajtjen e "Rrugës së Kombit"

Publikuar tek: ekonomi, më 10:37 06-09-2016 Pezullohet koncesioni i dhënë për mirëmbajtjen e

Kontrata koncesionare për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit  është shtyrë si shkak i ankesës që ka bërë kompania “Catalyst and Salillari LLC”, e shpallur e dyta në tenderin e koncesionit, bërë në Komisionin e Prokurimit Publik, kundër vendimit të Ministrisë së Transporteve.

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Transporteve, njëkohësisht dhe kryetar i vlerësimit të ofertave, Eduart Seitaj, ka bërë të ditur për gazetën “Panorama” anulimin e konceësionit, për shkak të ankesës së kompanisë “Catalyst and Salillari LLC”.

“Kjo është një procedurë normale. Duke qenë se kemi një ankesë për tenderin, deri në momentin që të shprehet Komisioni i Prokurimit Publik koncesioni është i pezulluar. Pra koncesioni është pezulluar për momentin, për shkak të ankesës së kompanisë”, shpjegoi Seitaj.

Ankesa i është depozituar Komisionit të Prokurimit Publik më 1 gusht. Për tenderin Milot­-Morinë, Ministria e Transporteve shpalli fituese ofertën e kompanisë turke “Vendeka Bilgi Teknolojileri Ltd”, e cila ofroi shumën 320,604,079 euro për investim, ndërsa do të subvencionohet nga buxheti i shtetit në shumën 5,600,000 euro, nëse nuk arrihet trafiku i programuar i makinave që do të taksohen.

Kompania “Catalyst and Salillari”, e dyta në garën e koncesionit, ofroi shumën 217,562,056 euro për investim dhe kërkoi 4,995,000 euro subvencionim nga shteti.

MIRËMBAJTJA

Ashtu siç ishte parashikuar edhe në strategjinë e Ministrisë së Transporteve, 128 milionë euro fonde për mirëmbajtjen e rrugëve, Autoriteti Rrugor më 16 shtator pritet të hapë ofertat e tenderit për katër kontrata që do të zbatojnë projektin e mirëmbajtjes.

Fondi i vënë në dispozicion nga qeveria dhe 66 milionë euro nga Banka Botërore konsiston në mirëmbajtjen dhe pajisjen me sinjalistikë të 1400 km rrugë deri në 2020.

Katër Kontratat për Katër Rajonet e Shqipërisë do të jenë:

Kontrata A: Në veri të Shqipërisë ku përfshihen rrugët në Shkodër dhe Kukës.

Kontrata B: Përfshin mirëmbajtjen e rrugëve në rajonët e Dibrës dhe Tiranës.

Kontrata C: Përfshin mirëmbajtjen e rrugëve në rajonet e Fierit, Elbasanit dhe Korçës.

Kontrata D: Përfshin mirëmbajtjen në rrugët e Jugut, konkretisht në rajonin Vlorës dhe Gjirokastrës.

Kontratat do të financohen bashkërisht nga Banka Botërore dhe Qeveria.Tenderi po bëhet me konkurrim ndërkombëtar të përcaktuara në Udhëzimet e Bankës Botërore për prokurimin e mallrave dhe punimeve.

Ndërsa në garë janë 16 kompani që konkurojnë për mirëmbajtjen rrugët për 5 vitet e ardhshme në Shqipëri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022666931152344
array(1) { ["section"]=> string(71) "pezullohet-koncesioni-i-dhene-per-mirembajtjen-e-rruges-se-kombit-52040" }