Pezullohet nga detyra efektivi i policisë, shkak një video-skandal

Publikuar tek: aktualitet, më 13:42 16-05-2018 Pezullohet nga detyra efektivi i policisë, shkak një video-skandal Foto ilustuese

Është pezulluar nga detyra një efektiv policie, pas publikimit të videos ku ky pononjës i Policisë rrugore me pretendimin se duke shfrytëzuar atributet që i jep funksioni si punonjës policie favorizon drejtuesin e mjetit në këmbim të përfitimit financiar.

Polici nuk e ka ndëshkuar drejtuesin e mjetit për shkeljen përkatëse të Kodit Rrugor.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me videon e publikuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “STOP”, në TV Klan, ku shfaqet një punonjës i Policisë Rrugore, me pretendimin se duke shfrytëzuar atributet që i jep funksioni si punonjës policie favorizon drejtuesin e mjetit në këmbim të përfitimit financiar, duke mos e ndëshkuar për shkeljen përkatëse të Kodit Rrugor, ju bëjmë me dije se: Pas verifikimeve paraprake, u bë pezullimi nga detyra i punonjësit të policisë I.K., me detyrë trup shërbimi/agjent verifikues në Seksionin e Menaxhimit të Trafikut Urban pranë Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë. SHÇBA ka filluar veprimet proceduariale dhe hetimore, të cilat janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbërrin në Romë Agron Xhafaj, gati të kryejë dënimin me burg
Vrau 2 persona dhe plagosi 4 të tjerë, gjykata lë në burg përjetë autorin (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.0038480758666992
array(1) { ["section"]=> string(72) "pezullohet-nga-detyra-efektivi-i-policise-shkak-nje-video-skandal-120964" }