Pezullohet nga detyra “polici më i mirë i 2015”

Publikuar tek: fcb-bomb, më 00:38 28-11-2015

Hariz Zevdari quhet polici që u bë i njohur sot në rrjetet sociale për shkak të publikimit të një video ku ai shihej të linte të largohej një drejtues mjeti, pasi ky i fundit refuzoi t’i jepte dokumentat.

Policia e Durrësit ka njoftuar se efektivi rrugor Hariz Zevdari, me detyrë agjent verifikues në Seksionin e Qarkullimit Rrugor pranë Komisariatit të Policisë Shijak, është pezulluar deri në një vendim të dytë.

 “Punonjësi i policisë ka shfaqur mungesë etike në komunikim kundrejt një drejtuesi mjeti dhe nuk ka respektuar procedurat ligjore, ju informojmë se Policia e Durrësit ka pezulluar punonjësin e policisë, Hariz Sevdari, me detyrë agjent verifikues në Seksionin e Qarkullimit Rrugor pranë Komisariatit të Policisë Shijak. Ndaj efektivit, një ditë më parë, në 26 nëntor, kur iu konstatua dhe dokumentua shkelja në detyrë, është marrë menjëherë masa e pezullimit nga detyra”, thuhet në njoftimin e policisë.


Çmimin “Polici më i mirë për 2015”-ën... ja kush e fiton (Video)

Shpesh qytetarët janë përballur me policë rrugor strikt e ndonjëherë të ashpër, duke përfunduar në video me pamje jo të këndshme, por ky polic është krejtësisht ndryshe.

Jo më kot është quajtur “polici më i mirë i vitit” nga faqja “Jeta Osh Qef”...Ndiqni videon dhe do ta kuptoni përse.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024751901626587
array(1) { ["section"]=> string(51) "pezullohet-nga-detyra-polici-me-i-mire-i-2015-26419" }