‘’Photoshop’’ apo jo? A është ky Berati i vërtetë që na tregon Rama?!

Publikuar tek: politike, më 13:45 19-12-2015 ‘’Photoshop’’ apo jo? A është ky Berati i vërtetë që na tregon Rama?!

Një foto shkrepur nga fotografja e kryeministrit Blerta Kambo duket se po nxit debate e komente në rrjete sociale.

Bëhet fjalë për Beratin, shkrepur në këtë foto, natën e djeshme, teksa kryeministri Rama zhvillonte fjalimet e tij para qytetarëve.

Po a është përdorur ‘’Photoshop’’ mbi të? Efekti mbi shtëpitë karakteristike është i dukshëm dhe megjithë magjinë që Berati të dhuron, kush e ka vizituar së afërmi e di që magjia e imazhit, dritat dhe efektet mbi të, e bëjnë të vetën.

“Mbrëmë në Berat për çka kemi bërë dhe çka do të bëjmë vitin e ardhshëm në kuadrin e programit RILINDJA URBANE, që adreson në mënyrë të drejtpërdrejtë nevojat e komuniteteve dhe merr një rëndësi të veçantë kur ka nisur zbatimi i reformës historike administrative-territoriale.

Në të gjithë vendin janë 365 projekte dhe duke përfshirë edhe vitin 2016 shkojmë mbi 400 milionë dollarë investime.Të cilat janë investime për rritjen e ekonomive vendore dhe rritjen e cilësisë së jetës së komuniteteve, duke u krijuar hapësirë në mjedisin urban të gjitha moshave.

Me fillimin e vitit 2016, përfshihen për herë të parë, si pjesë e programit të Rilindjes Urbane, edhe infrastruktura bashkiake e ujitjes dhe e kullimit në fshat. Së bashku me bashkitë, vitin e ardhshëm do të bëjmë për ujitjen dhe kullimin në zonat e zhvillimit të qëndrueshëm bujqësor, ku përfshihet edhe Berati, më shumë se ç'është bërë në 25 vjet të marra së bashku’’, shkruan Rama në foton që shpërndan?

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këshilltarja nxjerr zbuluar Bashkinë e Tiranës, ‘’Ende s’është mbledhur’’
Ballo Presidenciale, si u veshën VIP-at e ftuar nga presidenti Nishani dhe bashkëshortja Odeta »
Article Logic
Execution time: 0.028117179870605
array(1) { ["section"]=> string(68) "photoshop-apo-jo-a-eshte-ky-berati-i-vertete-qe-na-tregon-rama-28141" }