Piloti jordanez digjet i gjallë nga ISIS, Jordania do ekzekutojë 6 terroristë

Publikuar tek: bota, më 20:10 03-02-2015 Piloti jordanez digjet i gjallë nga ISIS, Jordania do ekzekutojë 6 terroristë

Jordania ka vendosur t’i kundërpërgjigjet djegies së pilotit të saj nga ISIS, me ekzekutimin e gjashtë personave të dënuar për terrorizëm në këtë vend.

Lajmi konfirmohet nga mediat vendese dhe pritet që ekzekutimi të bëhet gjatë ditës së sotme.

Jordania ka vendosur që të ekzekutojë terroristen Sajida Al Rishaëi dhe 5 të tjerë.

ISIS kishte kërkuar më herët shkëmbimin e Sajida Al Rishaëi me pilotin jordanez.


Një video e publikuar nga militantët e Shtetit Islamik besohet se tregon pilotin jordanez Moaz al-Kasasbeh duke u djegur i gjallë.

Ndonëse video nuk mund të verifikohet ende nëse është e vërtet, mundësitë që personi që digjet nga flakët të jetë piloti jordanez janë të larta.

Moaz al-Kasasbeh ra në duart e terroristëve të ISIS në dhjetor të 2014, kur avioni i tij u rrëzua gjatë misionit në mbështetje të SHBA-së dhe aleatëve kundër militantëve islamik.

Jordania u përpoq të siguronte lirimin e tij si pjesë e shkëmbimit të të burgosurve, por mesa duket tratativat kanë rezultuar jo të suksesshme.

Pak ditë më parë, ISIS ka ekzekutuar në distance të ndryshme kohore dy pengjet japoneze, pas refuzimit të Japonisë për të paguar shumën e kërkuar nga terroristët.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035772085189819
array(1) { ["section"]=> string(81) "piloti-jordanez-digjet-i-gjalle-nga-isis-jordania-do-ekzekutoje-6-terroriste-2255" }