Pinguini udhëton çdo vit 8 mijë kilometra për tu takuar me burrin që i shpëtoi jetën

Publikuar tek: bota, më 12:49 09-03-2016 Pinguini udhëton çdo vit 8 mijë kilometra për tu takuar me burrin që i shpëtoi jetën

Një histori e rrallë vjen nga një plazh i Brazilit, hisotria e një pinguini që udhëton çdo vit plot 8,000 kilometra për tu takuar me burrin që i shpëtoi jetën.

Joao Pereira është një murator i dalë në pension, i cili jeton në një fshat jashtë Rio de Janeiro, aty ku 5 vite më parë gjeti pinguinin e vogël të mbuluar me naftë dhe pranë ngordhjes. Ai e pastroi dhe u kujdes për të duke e ushqyer me peshq.

Joao tregon se si e lëshoi pinguinin sërish në natyrë, por ai nuk dëshironte të largohej, qëndroi aty 11 muaj dhe pasi ndërroi pendët u zhduk.

ad199246948dmvidpics-2016-0.jpg

Por një ditë, pinguini u rikthye sërish për të takuar njeriun që i shpëtoi jetën. Që prej asaj dite thuhet se pinguini udhëton çdo vit 8000 kilometra për tu takuar me Joaon.

“E dua pinguinin si djalin tim dhe besoj se edhe ai më do mua”, tha Joao për “Globo TV”.

 

ad199230273a-penguin-called.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.32268190383911
array(1) { ["section"]=> string(90) "pinguini-udheton-cdo-vit-8-mije-kilometra-per-tu-takuar-me-burrin-qe-i-shpetoi-jeten-34637" }