Piramida, Mirela Kumbaro i drejtohet Veliajt: Ke filluar punë pa leje, sill dokumentacionin

Publikuar tek: kulture-art, më 18:03 26-08-2015 Piramida, Mirela Kumbaro i drejtohet Veliajt: Ke filluar punë pa leje, sill dokumentacionin Postimi ne Twitter i kryebashkiakut Veliaj ne daten 11 gusht

Piramida i është nënshtruar rikonstruksionit nga ana e Bashkisë së Tiranës, por fillimi i punimeve në këtë objekt Monument Kulture, pa miratimin më parë nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, është një veprim jo-ligjor. 

Lajmin e bën të ditur reporter.al, i cili publikon shkresën e drejtores së Institutit, Arta Dollani, ku kërkohet nga Bashkia e Tiranës, drejtorit Taulant Tusha të Menaxhimit të Shërbimeve, dokumentacioni i plotë, përpara se të bëhet ndërhyrja.

Në dokumentacion përfshihen relacioni teknik, specifikimet teknike, materiali grafik, preventive i punimeve dhe prezantimi në poëerpoint.

ministria kultures

“Ky objekt gëzon statusin e mbrojtjes Monument Kulture i Kategorisë së Dytë…Në bazë të Ligjit për Trashëgimninë Kulturore “punimet e mirëmbajtjes, restaurimit, dhe të rigjallërimit të monumenteve të kulturës kryen me fonde të ministrisë përgjegjëse për trashëgimninë kulturore dhe të donatorëve të tjerë ose vetë pronarëve, pasi të jetë miratuar projekti i tyre në Këshillin Kombëtar të Restaurimeve” shprehet Dollani në shkresën e saj për Bashkinë e Tiranës.

Por Erion Veliaj, ndoshta nga dëshira për të kthyer Piramidën në një vend të shikueshëm për qytetarët dhe jo si një gërmadhë, i kishte filluar punimet që në 11 gusht, dy ditë përpara se ti vinte përgjigja nga ministria e drejtuar nga Mirela Kumbaro. Që do të thotë, se ende nuk është mbledhur Këshilli Kombëtar i Restaurimeve për të dhënë vendimin sesi duhet të ndërhyhet te Piramida.

Kjo është edhe përplasja e parë me shkresa zyrtare mes një ministrie që drejtohet nga zyrtarët e PS dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjergj Leka: Ja artistët që kishin lidhje intime me krerët e Sigurimit, në listë Parashqevi Simaku dhe Lindita Theodhori
Si i shpëtoi “Kapedani” censurës dhe reagimi i Enver Hoxhës kur pa filmin, rrëfehet Muharrem Fejzo »
Article Logic
Execution time: 0.031183004379272
array(1) { ["section"]=> string(94) "piramida-mirela-kumbaro-i-drejtohet-veliajt-ke-filluar-pune-pa-leje-sill-dokumentacionin-19249" }