Pistoia në festë, Alban Skënderaj koncert për festat e nëntorit, flet konsulli Gianni Simone Overi

Publikuar tek: kulture-art, më 15:18 05-11-2016 Pistoia në festë, Alban Skënderaj koncert për festat e nëntorit, flet konsulli Gianni Simone Overi Gianni Simone Overi, konsulli i nderit i Shqiperise ne Pistoia

Një komunitet që ka shumë rëndësi. Janë gati 11.200 shqiptarë që jetojnë në provincën e Pistoia, raportojnë mediat italiane. Dhe janë mbi 1050 sipërmarrje me drejtues shqiptarë të regjistruar në Dhomën e Tregtisë së Pistoia, raporton newsbomb.al

E pikërisht për ti bërë jehonë gjithë këtyre zhvillimeve  në Teatrin Manzoni , të dielën e 27 nëntorit do të zhvillohet një koncert me pjesmarrjen e Alban Skënderajt, një këngëtar I ri ndër më të njohurit në vendlindje.

Në vitet ’90 u largua drejt Italisë me gomone, dhe u vendos në Pistoia. Më pas u kthye në Shqipëri dhe u bë një këngëtar i famshëm, raporton media italiane. Familja e tij ka qëndruar në Itali dhe ka aktivitet tregtar në rrugën Pratese.

Pas koncertit të Alban Skënderajt autoritetet shqiptare dhe italiane do të japin edhe falenderime për shqiptarët që kanë pasur sukses në Pistoia. Ndërsa në 28 nëntor në Pistoia do të celebrohen edhe festimet e 104 vjetorit të Pavarësisë me aktivitete të ndryshme, raporton newsbomb.al.

“Komuniteti shqiptar ka treguar se është një ndër komunitetet e shkëlqyera që është integruar më së miri në jetën dhe realitetin Italian” shpjegon Gianni Simone Overi konsull nderi I Shqipërisë në Pistoia dhe titullar I kompanisë Formitalia. “Bëhet fjalë për qytetarë që janë integruar perfekt në komunitet,  kryejnë punë ligjore. Shumë prej tyre janë titullarë aktivitetesh tregtare dhe kanë të punësuar edhe italianë. Pjesa e madhe e tyre I kanë lindur fëmijët këtu dhe nuk e njohin gjuhën shqiptare. Ata më së shumti i janë dhënë këtu pjesës së kulturës së punës” thotë konsulli I Nderit Gianni Simone Overi. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Vendi që është i famshëm për tolerancën”, BBC shkruan për harmoninë fetare në Shqipëri
Një qytet i tërë në Shqipëri shpallet Qendër e mbrojtur Historike »
Article Logic
Execution time: 0.02202296257019
array(1) { ["section"]=> string(102) "pistoia-ne-feste-alban-skenderaj-koncert-per-festat-e-nentorit-flet-konsulli-gianni-simone-overi-58507" }