Pitella: Me rëndësi të ketë lidera si Meta e Rama. Kryetari i Kuvendit: Me interes progres raporti

Publikuar tek: politike, më 12:54 03-11-2015 Pitella: Me rëndësi të ketë lidera si Meta e Rama. Kryetari i Kuvendit: Me interes progres raporti Pitella ne takim me Meten

Zv.Presidenti i Parlamentit Europian Gianni Pittella pas takimit të zhvilluar me kryetarin e Kuvendit Meta ka deklaruar se është më rëndësi për Shqipërinë të ketë lidera si ai dhe Rama.

 Ndërsa po fliste për hapjen e negociatave të Shqipërisë në vitin 2016, me qëllim integrimin në Bashkimin Europian Pitella tha: “Ne jemi këtu npër të nisur një mision që do na dërgojë në vende të tjera të ballkanit, kemi dashur ta nisim me Metën për shkak të miqësisë dhe bashkimit politik të familjes politike.

Po bëhet një luftë në nivel më të lartë me korrupsionin, ka progres në administratën publike, ka një avancim domethënës në respekt të burimeve njerëzore, kaq një rritje ekonomike që do të sjellë rritjen ekonomike në 3 përqind. Duhet të bëhen hapa të rëndësishëm në arritjen e reformës së drejtësisë, në mënyrë që në 2016 të arrihet formalizimi i statusit për hapjen e negociatave të Shqipërisë në Europë. Nuk është hera e parë që jemi këtu. Është e rëndësishme të ketë liderë si Ilir Meta e Edi Rama që të arrijnë me konkretizim këtë ndërrmarje”.

Sakaq, kreu i kuvendit Meta e cilësoi reformën në drejtësi si më të rëndësishmen në këtë proces.

“Folëm për arritjet e Shqipërisë në këtë proces për të ecur më shpejt për arritje më të rëndësishme që do na ndihmonin për çeljen e nëgociatave sa më shpejt të jetë e mundur

Reforma në drjetësi është jashtëzakonsisht e rëndësishme për proioritetin e vendit ne presim me interes edhe progres raportin për këtë vit që do ta dëgjojmë me vëmendje, dhe do shërbejë si një program i rëndësishëm pune për të gjitha institucionet tona për integrimin e vendit, për bashkëpunimin rajonal apo përballimit të tregut nga kriza e refugjatëve”, tha Meta para mediave.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "Tv Klan" dhe Partia Demokratike përplasen për lejet e ndërtimit: Opozita bëhet me burra dhe jo me fëmijë
Metën e ngatërrojnë dhe i thonë ‘’Z.Rama’’, kreu i Kuvendit buzëqesh dhe e kalon me sportivitet gafën. Flet për Drejtësinë dhe Kushtetutën »
Article Logic
Execution time: 0.52849006652832
array(1) { ["section"]=> string(101) "pitella-me-rendesi-te-kete-lidera-si-meta-e-rama-kryetari-i-kuvendit-me-interes-progres-raporti-24573" }