Piu 25 gota shots me votka për 60 sekonda, humb jetën 23-vjeçari, student brazilian

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 13:28 19-03-2015 Piu 25 gota shots me votka për 60 sekonda, humb jetën 23-vjeçari, student brazilian Studenti qe nderroi jete pas pirjes se 25 gotave shots votka

Një student Brazilian 23 vjeçar ka humbur jetën ndërsa ishte përfshirë në një garë për pirjen e votkave shots. Humberto Maura Fonsesa, i ka konsumuar 25 gotat votka shots në 60 sekonda, por më pas u ka thënë garuesve të tjerë se nuk ndihej mirë. 

Studenti i Universitetit “Julio de Mesquita” e kishte përballuar garën në formë të mirë. Por pas saj, ai ka rënë menjëherë në tokë.

Shokët e tij, garues të tjerë e kanë marrë dhe e kanë çuar menjëherë në spital, por doktorët nuk kanë mundur të bëjnë gjë, pasi kishte ndërruar jetë rrugës.

“Keqardhje për ndarjen nga jeta të këtij djali të ri. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe shokët e tij” thanë zyrtarët e Universitetit në një deklaratë për median. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021183967590332
array(1) { ["section"]=> string(86) "piu-25-gota-shots-me-votka-per-60-sekonda-humb-jeten-23-vjecari-student-brazilian-6328" }