Pjerin Ndreu flet për arrestimin e Fran Frrokajt: Nuk kandidoj për kryebashkiak në Lezhë

Publikuar tek: barometri, më 08:33 23-03-2018 Pjerin Ndreu flet për arrestimin e Fran Frrokajt: Nuk kandidoj për kryebashkiak në Lezhë

Pjerin Ndreu hodhi poshtë zërat mediatikë se ai po projektohet si kandidat i Partisë Socialiste për Bashkinë e Lezhës.

“Është prodhim i disa militantëve të paditur, ose për të deleguar problemin dhe shmangur nga ajo që është realisht problemi kryesor dhe shqetësohet gjithë Lezha, që është vjedhja apo tjetërsimi i pronave. Nuk kam shpallur asnjë kandidaturë. PS sot ka 4-5 kandidatë potencialë që mund të kandidojnë në Lezhë”, tha ai në një lidhje telefonike me emisionin “Të Paekspozuarit”.

Deputeti socialist i Qarkut të Lezhës përjashtoi akuzat se pas operacionit të Prokurorisë dhe policisë qëndrojnë motive politike.

“Nuk ka asnjë ndikim të Pjerin Ndreut në këtë histori. Janë dy njerëz konkretë, dy persona që kanë denoncuar dhe s’e ç’punë kam unë në këtë histori! Ne do të zgjedhim një kandidat dhe Bashkinë e Lezhës do ta marrim me korrektesë dhe jo me skema të tilla bajate. Nuk jemi pjesë e kësaj”, vijoi ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010811805725098
array(1) { ["section"]=> string(94) "pjerin-ndreu-flet-per-arrestimin-e-fran-frrokajt-nuk-kandidoj-per-kryebashkiak-ne-lezhe-114215" }