Pjerin Ndreu i lumtur që kolegia mbeti jashtë Kryesisë: Haka shkon te… zonja

Publikuar tek: politike, më 19:18 23-04-2016 Pjerin Ndreu i lumtur që kolegia mbeti jashtë Kryesisë: Haka shkon te… zonja

Deputeti Pjerin Ndreu shprehet i lumtur që një prej kolegeve të tij nuk arriti të bëhej pjesë e Kryesisë së PS-së. Ndonëse nuk e përmend në emër, Ndreu shprehet se nuk mund të votohet dikush që fyen dhe injoron socialistët.

“Haka shkon te i zoti… ose te zonja në rastin në fjalë. Nuk mund të votohesh nëse fyen e injoron socialistët në postin që të kanë dhuruar e nuk e meriton! Respekt për përgjegjshmërinë në votim nga anëtarët e asamblesë së PS”,- shkruan deputeti socialist.

Jashtë Kryesisë mbeten Ermonela Felaj, Anila Shehu, Klotida Ferhati dhe Ogreta Manastarliu, të cilat nuk siguruan votat e nevojshme.

Ndërkohë, Arta Dade u tërhoq nga nominimi ndonëse ishte pjesë e listës, ndërsa Mimoza Hafizi nuk u propozua nga kryetari Edi Rama. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mesazhi që Nikollaq Neranxi i dërgoi Sali Berishës pak përpara arrestimit
Zgjedhjet në Serbi, LSI: Shqiptarët në Luginën e Preshevës të mos bojkotojnë »
Article Logic
Execution time: 0.017212867736816
array(1) { ["section"]=> string(80) "pjerin-ndreu-i-lumtur-qe-kolegia-mbeti-jashte-kryesise-haka-shkon-te-zonja-38489" }