Pjerin Ndreu: Jam në paqe me veten, një goditje nuk është shkak për kriminalizim

Publikuar tek: politike, më 15:32 23-03-2015 Pjerin Ndreu: Jam në paqe me veten, një goditje nuk është shkak për kriminalizim Dhuna në Kuvend ndaj Gent Strazimirit

Pjerin Ndreu ka mbrojtur sot veten duke thënë se prekja apo qoftë edhe goditja që ka dhënë ndaj deputetit Gent Stazimiri nuk e bën atë kriminel. ‘’Jam në paqe me veten dhe ndjej neveri për llumin’’, shkruan Ndreu.

“Fantazia e disa zemërzinjëve, xhelozëve dhe "parashikuesve" shkon shumë larg...! Unë jam mësuar tërë jetën me të tillë maskarenj..! Çudia do të ishte nëse do gjykonin ndryshe ! Por ju premtoj se do ju ngelet shija e hidhur në buzë sepse në jetën e trupin tim nuk do ketë kurrë vend për të keqen që shumëkush me shumë zell ka vite që e kërkon te unë ! Nëse një prekje apo qoftë edhe goditje është shkak për kriminalizim këtu, atëherë paska mbaru ky vend! Më vjen keq por kriminelët e vërtetë po hedhin valle të qetë nën zhurmën shurdhuese të zëdhënësve të krimit që kanë marrë frenat e përbaltjes së kujdo që nuk i shkon për shtat! Më mirë me baltën e këtyre batakcinjëve në fytyrë se sa pjesë e klaneve të shëmtuara të së keqes dhe krimit që e ka lënë këtë vend prej 23 vjetësh në një mjerim të skajshëm! Jam në paqe me veten dhe ndjej neveri për llumin që spërkat dhe ndot shoqërinë!”, ka shkruar Ndreu në profilin e tij në ‘’Facebook’’.

Kohët e fundit në debatet për dekriminalizimin e Kuvendit është diskutuar edhe emri i Pjerin Ndreut, i cili ndodhet në një proces gjyqësor për dhunën ndaj deputetit demokrat Gent Stazimiri në korridoret e Kuvendit. Reagimi i Ndreut erdhi sot, pasi Partia Demokratike prezantoi amendamentet për dekriminalizimin, duke theksuar se do të kërkojë ndërprerjen e mandatit për deputetë me rekorde kriminale jo vetëm për krimin e organizuar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta-kryeprokurorit kroat Cvitan: Po luftojmë krimin e organizuar, mbështesin Prokurorinë
“Doshi-Frroku”/ Topalli sulmon Llallën: I je nënshtruar qeverisë »
Article Logic
Execution time: 0.022799968719482
array(1) { ["section"]=> string(83) "pjerin-ndreu-jam-ne-paqe-me-veten-nje-goditje-nuk-eshte-shkak-per-kriminalizim-6730" }