Pjesëmarrja e Rusisë në Lojërat Olimpike, Putin jep lejen për atletët

Publikuar tek: sport, më 23:31 06-12-2017 Pjesëmarrja e Rusisë në Lojërat Olimpike, Putin jep lejen për atletët

Presidenti i Rusisë, Vadimir Putin, tha se qeveria nuk do t’i ndalojë atletët rusë nga gara në Lojërat Olimpike Dimërore, në vitin 2018.

Putin tha se është në duart e sportistëve rusë të vendosin nëse duan të marrin pjesë në Olimpiadën në Korenë e Jugut si garues neutralë.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar bëri të ditur më 5 dhjetor se e ka ndaluar Rusinë nga pjesëmarrja në Olimpiadë, pasi ka gjetur prova për “manipulim sistematik” me sistemin anti-doping.

Individë rusë do të lejohen të garojnë si “atletë olimpikë nga Rusia” nëse i plotësojnë kushtet dhe nuk kanë histori me doping, raporton Radio Europa e Lirë.

Nëse fitojnë, për t’i nderuar ata do të ngrihet flamuri olimpik dhe do të lëshohet himni olimpik.

Duke folur në Nizhny Novgorod, ku edhe bëri të ditur se do të garojë sërish për president në zgjedhjet e vitit 2018, Putin tha se vendimi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar është “ndëshkim i padrejtë kolektiv”.

“Gjithçka duket si një vendim absolutisht i orkestruar dhe politikisht i motivuar”, tha presidenti rus.

Më shumë në këtë kategori: « 33 gola mbrëmjen e dytë të Champions, dështim i madh për Napolin dhe Dortmundin
»
Article Logic
Execution time: 0.0038421154022217
array(1) { ["section"]=> string(75) "pjesemarrja-e-rusise-ne-lojerat-olimpike-putin-jep-lejen-per-atletet-102230" }