Pjesëmarrja në Botëror, Kosova mund të bëhet pjesë e grupit që nuk e “njeh”

Publikuar tek: sport, më 20:20 10-05-2016 Pjesëmarrja në Botëror, Kosova mund të bëhet pjesë e grupit që nuk e “njeh”

Të premten e 13 majit FIFA pritet që të votojë për kërkesën e Kosovës për anëtarësim. Nëse shumica e shteteve votojnë në favor, atëherë Kosova do të bëhet pjesë eleminatoreve për Botërorin e vitit 2018 që do të zhvillohet në Rusi.

Së bashku me Gjibraltarin që kërkon gjithashtu anëtarësimin, Kosova do të vendoset në një prej dy grupeve “H” dhe “I” që kanë 5 skuadra, ndryshe nga grupet e tjera që kanë në përbërje 6 skuadra, por njëri prej tyre mund të përbëjë shqetësim për përfaqësuesen e Kosovës dhe mbarëvajtjen e ndeshjeve.

Në grupin “H” bëjnë pjesë Belgjika, Bosnje-Hercegovina, Greqia, Estonia dhe Qipro. Nga këto 5 shtete, vetëm dy e njohin Republikën e Kosovës, ndërsa tre të tjera Bosnje Hercegovina, Greqia dhe Qirpo refuzojnë për prej vitit 2008, shkruan Newsbomb.al.

Vendosja e Kosovës në këtë grup mund të sjellë edhe incidente në fushë apo jashtë saj. Bosnje-Hercegovina është shtet me një numër të konsiderueshëm serbësh, ndërsa derbi i fundit që shqiptarët kanë zhvilluar me grekët, ka përfunduar me një shqiptar të vdekur në Athinë.

Grupi “I” është mesa duket më i favorshmi për Përfaqësuesen e Kosovës në këtë moment, ndonëse është më i vështirë në aspektin sportiv. Kroacia, Islanda, Ukraina, Turqia dhe Finlanda janë pjesë këtij grupi dhe vetëm Ukraina nuk e njeh Kosovën, ndërsa 4 shtetet e tjera po.

Ndryshe nga ndeshjet e grupit “H”, në grupin “I” përballjet e Kosovës mund të kthehen në festë për tifozeritë e dy vendeve, sidomos ato me Turqinë dhe Kroacinë, apo ndeshja kundër Finlandës ku jetojnë një numër i konsiderueshëm shqiptarësh, raporton Newsbomb.

Duhet të pritet votimi në fund të javës për të kuptuar edhe si do të procedohet me vendosjen e Kosovës dhe Gjibraltarit në këto dy grupe, nëse kjo do të bëhet me short apo do vendoset nga Këshilli. /Newsbomb.al

h.png

I.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Konfirmon FIFA: Nëse Kosova anëtarësohet, merr pjesë në Botërorin “Rusi 2018”
Tifozët e West Ham-it shkaktojnë kaos në Londër »
Article Logic
Execution time: 0.038634061813354
array(1) { ["section"]=> string(78) "pjesemarrja-ne-boteror-kosova-mund-te-behet-pjese-e-grupit-qe-nuk-e-njeh-40075" }