PKD: Drejtësia po mbahet nën presion, Mark Frroku nuk bie pre e tyre

Publikuar tek: politike, më 15:02 29-03-2015 PKD: Drejtësia po mbahet nën presion, Mark Frroku nuk bie pre e tyre

Partia Kristian Demokrate i ka cilësuar akuzat kundrejt deputetit Mark Frroku si monstruoze. Sipas PKD Drejtësia dhe opinioni publik po mbahen nën presion  dhe motivet janë tërësisht politike.

“Këto janë akuza monstruoze që po cënojnë dinjitetin e Mark Frrokut dhe kjo është një fushatë sulmesh e motivuar për qëllime politike. Tashmë vendi ndodhet në prag të zgjedhjeve vendore dhe pjesë e kësaj fushate denigruese është edhe organi i akuzës”, shprehet PKD.

Sipas PKD  ky është një cënim i rëndë ndaj deputetit por Frroku nuk bie pre e presioneve në adresë të tij.

PKD i ka bërë thirrje mbështetësve të saj të distancohen nga kjo situatë denigruese me qëllime tërësisht politike e të presë fjalën e drejtësisë  duke theksuar se Prokuroria sipas tyre po shkel rëndë ligjin.

Gjykata vendosi ditën e djeshme masën e sigurisë "arrest shtëpie" për deputetin Frroku ndërkohë që pritet që Këshilli të  hartojë një raport tjetër për deputetin Frroku që do t'i dërgohet  Parlamentit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD: Rama-Meta në mbështetje të krimit dhe korrupsionit
Rrëzohet propozimi Doda-Idrizi për hapjen e dosjeve »
Article Logic
Execution time: 0.39383482933044
array(1) { ["section"]=> string(71) "pkd-drejtesia-po-mbahet-nen-presion-mark-frroku-nuk-bie-pre-e-tyre-7273" }