PKD e Frrokut thirrje PD-së: Tregoni vetëpërmbajtje dhe respekt

Publikuar tek: politike, më 20:01 03-04-2015 PKD e Frrokut thirrje PD-së: Tregoni vetëpërmbajtje dhe respekt

Partia Kristian Demokrate nëpërmjet një deklarate i ka bërë apel drejtësisë shqiptare që t’i shmanget presioneve politike në procesin gjyqësor ndaj kryetarit të saj Mark Frroku. PKD ka shprehur besimin ndaj integritetit dhe profesionalizimit të trupës gjyqësore.

“Partia Kristian-Demokrate po ndjek me vëmendje procesin gjyqësor ndaj kryetarit të saj, z. Mark Frroku, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe gjejmë rastin ti bëjmë apel drejtësisë që t’i shmanget presioneve politike. Ne besojmë në integritetin, pavarësinë dhe profesionalizimin e trupës gjyqësore. Deputeti Mark Frroku ka shprehur publikisht vullnetin dhe gatishmërinë për tu vënë në dispozicion të drejtësisë dhe i ftojmë të gjithë që të tregojnë durim, të presin dhe të respektojnë verdiktin e saj”, thuhet në deklaratën e PKD-së.

PKD i ka bërë gjithashtu thirrje PD-së që të tregoj vetëpërmbajtje dhe respekt ndaj vendimeve të gjykatave, ndërsa është distancuar nga qendrimet e disa segmenteve brenda opozitës të cilat po bëjnë fushatë përbaltjeje ndaj kësaj force politike.

“PKD i bën thirrje PD-së që të tregojë vetëpërmbajtje dhe respekt ndaj vendimeve të gjykatave. Ne distancohemi nga qëndrimet dashakeqëse të disa segmenteve brenda opozitës, të cilat ne, si forcë politike, i interpretojmë si strategji shantazhuese që po i bëhet drejtësisë dhe si një fushatë përbaltje ndaj alternativës kristian - demokrate. Këto sulme synojnë të dëmtojmë PKD-në dhe elektoratin e saj në prag të zgjedhjeve vendore të 21 qershorit. Prandaj, iu bëjmë thirrje anëtarësisë dhe mbështetësve të forcës tonë politike që të mos bien pre e këtyre presioneve politike”, deklaron PKD.

Më tej në deklaratën e kësaj force politike thuhet: “PKD është e angazhuar maksimalisht për të garuar në zgjedhjet elektorale, duke marrë pjesë në 61 njësi vendore në të gjithë vendin. PKD iu bën thirrje të gjitha forcave politike që t’iu ofrojnë shqiptarëve programe dhe alternativa për mirëqeverisjen e pushtetit vendor, duke hequr dorë nga fushata politike denigruese ndaj individëve dhe subjekteve politike parlamentare.  PKD përshëndet vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimeve e Rënda për shpalljen të pafajshëm dhe lirimin e biznesmenit Arben Frrokut. Partia Kristian-Demokrate është e vendosur në realizimin e programit të Aleancës për Shqipërinë Europiane, të cilin e mbështetën dhe votëbesuan shqiptarët më 23 qershor 2013 për zhvillimin dhe integrimin e Shqipërisë në BE.”

Lexo edhe:

Gjykata e Lartë, arrest me burg për Mark Frrokun. Deputeti: Jam i pastër para Zotit

Juristët: Ç’ndodh po të dorëhiqet Marku nga deputet, për t’ia lënë vendin Arben Frrokut, precedentët

Pafajësia e Arben Frrokut/ PD: E motivuar politikisht nga dyshja Rama-Meta

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lirimi i Arben Frrokut/ Berisha: Rama - Meta vrasin për së dyti komisarin Lamaj
PD proteston sot në Vlorë, Basha: Kundër krimit të veshur me pushtet »
Article Logic
Execution time: 0.016740798950195
array(1) { ["section"]=> string(67) "pkd-e-frrokut-thirrje-pd-se-tregoni-vetepermbajtje-dhe-respekt-7774" }