Plagosi bashkëmoshatarin pranë lokalit, arrestohet 18-vjeçari

Publikuar tek: aktualitet, më 09:43 12-10-2018 Plagosi bashkëmoshatarin pranë lokalit, arrestohet 18-vjeçari Foto ilustruese

Policia e Vlorës ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të plagosjes me thikë të një 18 vjeçari.

Mëngjesin e sotëm në lagjen "Kushtrimi" Vlorë pranë një lokali ka ndodhur një konflikt verbal duke përfunduar në konflikt fizik.

Nga ky konflikt ka mbetur i dëmtuar, dyshohet me mjet prerës "thikë" shtetasi I.S, 18 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë pas hetimeve të menjëhershme kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen e autorit si dhe shoqërimin e tij në ambientet e Policisë Vlorë.

Po kryhen veprimet proçeduriale për arrestimin e shtetasit Xh.A, 18 vjeç, banues në Vlorë.

Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta midis disa të rinjve.

Po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe për sqarimin e rrethanave.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bënte namin me vjedhje, arrestohet 35-vjeçari në Cërrik (EMRI)
FOTOT/ Veliaj prish strukturën pa leje të Shullazit: Si si? Këtë e ka një i fortë me nam? U pika!!! »
Article Logic
Execution time: 0.052569150924683
array(1) { ["section"]=> string(67) "plagosi-bashkemoshatarin-prane-lokalit-arrestohet-18-vjecari-137539" }