Plagosi me thikë 3 të rinj, policia IDENTIFIKON dhe shpall në kërkim autorin, arrestohet bashkëpunëtori

Publikuar tek: aktualitet, më 09:11 16-04-2018 Plagosi me thikë 3 të rinj, policia IDENTIFIKON dhe shpall në kërkim autorin, arrestohet bashkëpunëtori foto ilustruese

Policia zbardh zbardh ngjarjen e ditës së djeshme ku një persona goditi me thikë 3 të rinj në Lushnje. Policia bën me diej se ka identifikuar dhe shpally në kërkim autorin, ndërsa ëhstë arrestuar në flagrancë përkrahësin e autorit të krimit.

Blutë e Lushnjes sqarojnë se në datën 15.04.2018, rreth orës 11:30, në një lokal në lagjen "Karbunarë", pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E.Sh, 35 vjeç, ka tentuar të vrasë me mjete prerëse (thikë) shtetasit L.Ç, 20 vjeç, A.Ç, 23 vjeç dhe D.S, 15 vjeç banues në Karbunarë.

Të tre shtetasit e dëmtuar ndodhen në Spitalin Lushnje nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet ka rezultuar se pas ngjarjes, shtetasi E.Sh është ndihmuar për tu larguar nga vendi i ngjarjes nga shtetasi Renato Pupi, i cili me mjetin tip "Benz" në pronësi të tij, e ka marë nga vendi i ngjarjes dhe e ka ndihmuar për t'i shpëtuar kapjes nga policia dhe për tu fshehur. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: -Renato Pupi, 28 vjeç, banues në Këmishtaj, Divjakë. Nga ana e policisë është bërë sekuestrimi i automjetit tip "Benz"në pronësi të shtetasit Renato Pupi, si dhe po punohet për kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar, shtetasit E.H.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje në ngarkim te shtetasit E.H për veprën penale "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë dhe në ngarkim te shtetasit Renato Pupi për veprat penale “ Moskallëzimi i krimit" dhe "Përkrahja e autorit të krimit".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U aksidentuan rëndë burrë e grua te tuneli Tiranë-Elbasan, vdes në spital bashkëshortja
Njoftim i rëndësishëm për banorët e Tiranës, ja zonat pa drita dhe intervalet kohore »
Article Logic
Execution time: 0.019751071929932
array(1) { ["section"]=> string(108) "plagosi-me-thike-3-te-rinj-policia-identifikon-dhe-shpall-ne-kerkim-autorin-arrestohet-bashkepunetori-117049" }