Plagosja me armë zjarri në Vlorë, identifikohen autorët, arrestohet i plagosuri

Publikuar tek: aktualitet, më 09:15 17-05-2018 Plagosja me armë zjarri në Vlorë, identifikohen autorët, arrestohet i plagosuri

Janë identifikuar autorët e plagosjes së ndodhur në Vlorë një ditë më parë, ku mbeti i plagosur Eraldo Danaj 30 vjeç.

 Në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në lagjen “Pavarësia”, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi Eraldo.L. (D)., policia ka bërë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të kësaj ngjarje.

Sipas policisë, janë shpallur në kërkim dhe po punohet intesivisht për kapjen e ndalimin e shtetasve: N.Ç.,(T)., 34 vjeç, banues në Tiranë, G.GJ., 28 vjeç, banues në Radhimë, dhe M.A., 25 vjeç, banues në Babicë e Madhe. Gjithashtu është bërë arrestimi i shtetasit të dëmtuar, Eraldo.L. (D)., 30 vjeç, banues në Llakatund, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij “Range Rover”, u gjetën dhe u sekuestruan 200 fara bimore kanabisi.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar, një gëzhojë arme zjarri, 200 fara bime narkotike kanabisi dhe 2 automjete tip ''Porsche'' e ''Range Rover''.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit” për tre autorët dhe “Prodhim,shitja e narkotikëve”, për shtetasin Eraldo.L.(D).

 

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "Tirana përmbyt Durrësin në pranverë", deputeti: Asnjë hetim (FOTOT)
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, ja çfarë pritet të ndodhë sot në Sofje »
Article Logic
Execution time: 0.0049960613250732
array(1) { ["section"]=> string(84) "plagosja-me-arme-zjarri-ne-vlore-identifikohen-autoret-arrestohet-i-plagosuri-121065" }