Plagosje e rëndë me armë para Bashkisë së Kavajës, kreu i FRPD-së përfundon në spital

Publikuar tek: foto-e-dites, më 06:16 18-06-2016 Plagosje e rëndë me armë para Bashkisë së Kavajës, kreu i FRPD-së përfundon në spital

Një plagosje e rëndë me armë ka ndodhur dje para Bashkisë së Kavajës.Mësohet se 3 vetë kanë mbetur të plagosur dhe janë rrëzuar përtokë, pasi një person i identifikuar si Saimir Kurti i ka qëlluar. Kurti është shoqëruar nga policia. Palët kanë nisur përplasjen me fjalë pastaj janë zënë me grushta, deri në goditjen me armë.

Eqerem Kazazi, djali i tij Irkid Kazazi dhe Dritan Xhika janë të plagosurit. Nuk ka informacion për rrethanat e ngjarjes së rëndë, ndërkohë që është sinjalizuar policia dhe autoambulanca. Të plagosurve po u jepet ndihma e parë. Irkid Kazazi është kreu i Forumit Rinor të PD-së në Kavajë.

‘’Më datë 17.06.2016, në afërsi të Bashkisë Kavajë, ka ndodhur një konflikt i cili ka degraduar në plagosjen me armë zjarri të shtetasve E. K., 48 vjeç; K. K., 21 vjeç dhe D. Xh., 46 vjeç, banues në Kavajë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e autorit të dyshuar shtetasit,

- Saimir Kurti

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes’’, jep detaje policia.

Në spital Irkid Kazazin dhe të atin e tij i kanë vizituar deputetët Arben Ristani, Gent Strazimiri, kreu i FRPD-së Belind Këlliçi etj.

 

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pak njerëz e besojnë se kjo banesë mahnitëse ndodhet në Shqipëri
Sot Rumani - Shqipëri, ndeshja vendimtare në rrugëtimin e kuqezinjve »
Article Logic
Execution time: 0.0226149559021
array(1) { ["section"]=> string(90) "plagosje-e-rende-me-arme-para-bashkise-se-kavajes-kreu-i-frpd-se-perfundon-ne-spital-43872" }