Plaket popullsia shqiptare, numri i femrave në disekuilibër me meshkujt

Publikuar tek: ekonomi, më 15:20 30-09-2016 Plaket popullsia shqiptare, numri i femrave në disekuilibër me meshkujt

Popullsia shqiptare është plakur me ritme të shpejta gjatë viteve të fundit. Këtë e tregon dhe një raport i EUROSTAT i vitit 2015.

Numri i të moshuarve mbi 80 vjeç në Shqipëri është rritur me 23 905 persona nga viti 2005 deri më 2015. Në vitin 2015 kjo grup-moshë zuri 2.2 % të totalit të popullsisë, nga 1.3 % që përbënte në vitin 2005.

Në vitin 2015 moshat mbi 80 vjeç arritën në 64 492 persona në vitin 2015, nga rreth 40 587 persona që ishin më 2005.

Arsyeja e plakjes së popullsisë vjen si rezultat i rritjes së jetgjatësisë, nga 8.4 vjet në vitin 2004 për 9.5 vjet në vitin 2014 thuhet në raportin e EUROSTAT.

Në Shqipëri femrat përbënin 62.1% të të moshuarve në vitin 2005, ndërsa në vitin 2015, përbëjnë 57.7 % të totalit.

Përsa i përket gjinisë së personave në moshë, rezulton se femrat përbëjnë rreth 2/3-tat e tyre.

Rritja e moshës mbi 80 vjeç ka qenë një fenomen në të gjithë vendet e BE-së. Në vitin 2015, 1 në çdo 20 persona që jetojnë në BE ishte i moshës 80- vjeç e sipër.

 Plakja e popullsisë është kosto dhe për shtetin , pasi duan përkujdes dhe pensione. 

 RENDITJA_1.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018327951431274
array(1) { ["section"]=> string(76) "plaket-popullsia-shqiptare-numri-i-femrave-ne-disekuiliber-me-meshkujt-54644" }