Plaku im i bukur…Do më marrë malli

Publikuar tek: kulture-art, më 12:17 29-06-2018 Plaku im i bukur…Do më marrë malli Elma Doresi

Nga Elma Doresi- regjisore

 

Ishte një “Udhëtim i bukur”. A mund të të them faleminderit?

“Si çdo fillim, ka dhe një mbarim.”

“Çdo nisje ka dhe një fund.”

“Njërëzit lindin dhe vdesin.”

“Përjetësisht nuk ekziston.”

I di përmendësh, e megjithatë dhemb apo nuk është kështu?! Më fal që nuk e mbajta premtimin… Kthimi im tek ty duhet të ishte me një…, dhe jo për të të thënë lamtumirë. E di? Nuk të kam dashur kurrë si dje. Doja të puthja nga hyrja e deri tek ato dërrasat e shëmtuara dhe të kalbura. Aq shumë sa të ndjeva dje s’të kisha ndjerë kurrë më parë.

E di si është e gjitha kjo? Si ato udhëtimet 1 javëshe apo 10 ditëshe, paketat në hotele me 5 yje. Çdo gjë e paguar. Çdo shërbim falas. Mund të hash dhe të pish aq sa vend të mos kesh dhe kur gjithçka mbaron dhe ti kthehesh në strofullën tënde, ku menuja e ushqimit është vetëm 1, ku dhoma jote nuk është më ajo e krevateve mondane, por thjesht një krevat që i ka ardhur madje koha për t’u ndërruar, e prapë një fjali të del nga shpirti: “Shtëpi, e ëmbla shtëpi”.

Kështu u ndjeva unë mbrëmë tek ty. Isha në shtëpinë time. Për dreq nuk di çfarë ndodh midis meje dhe teje, por ti më fal një energji të paparë. Ti më sjell buzëqeshjen mua, besoje. E di që shpesh të kemi përbuzur, të kemi sharë, të kemi thënë plak, madje jemi tallur me shkopin që ti zvarriteshe të ecje, më fal!

“Sa i bukur që je!”, të thashë me zë tek të shikoja. “Më vjen të të puth në çdo cep”, të thashë më pas. Erdha pas një shiu tek ty, e lagur, e lodhur pas disa incidenteve, por e vure re se sa fuqi më dhe sapo erdha tek ty? Ti më bën të fuqishme, Zot, sa s’di! Ti më bën krijuese.

Unë nuk jam ai rasti që të të kem dashur ty që në fëmijëri apo të kem ëndërruar ty në adoleshencën time. Aspak. Ti ishe shpëtimi i orëve të mija në gjimnaz për disa kafe. Por, kur unë dhe ti u njohëm, ndodhi ai reaksioni kimik që e quajnë shpesh. Ti m’i dhuron të gjitha.Vetëm pranë teje unë filloj dhe marr pak e nga pak magjinë tënde e atë më pas e trasmetoj tek ata…

Uroj mos të të kem zhgënjyer si “studentja” apo “bija” jote “Plaku” im i bukur.

Pastaj më ftuan të ulesha tek ai vend. E vërteta ishte se nuk doja. E kisha të vështirë. Ktheva sytë dhe tavolina ishtë përsëri aty. Disa fleta mbi të. Një ndriçues, i njëjti më saktë. Dhe mikrofoni… E pranova ftesën dhe u ula. Zot, çfarë emocioni t’i përjetoja sërish! U ula.

Instikti më bëri të merrja mikrofonin:

– Misha, Lani gati?

Regjisori në krahun tim qeshi… Natyrisht dhe unë… Kësaj radhe isha e ftuara dhe jo regjisorja… Prova filloi… Dritat e sallës u fikën dhe sipari u hap… Nuk e di nëse më dëgjove, por të thashë përsëri: “Zot sa i bukur je!”

P.S.: Do më marri malli, por e di që e vetmja gjë që nuk mund të ma marrë askush është: Kujtimi! Atë s’e shembin dot…

Cili nga këto universitete është më i miri dhe cili është më i shtrenjti?

Universiteti i New York-ut në Tiranë
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "Luarasi"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Universiteti Privat "Albanian University"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Akademia e Filmit dhe Multimedias "Marubi"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Shkolla e lartë universitare, jopublike, "Universiteti "Marin Barleti""
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "Qiriazi"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Universiteti Europian i Tiranës
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Universiteti "Aldent"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "WISDOM"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Universiteti Polis
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Universiteti "EPOKA"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Shkolla e Larte "Nehemia"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Universiteti "Mesdhetar i Shqipërisë"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Profesional Privat, "Ivoclar Vivadent & Partners"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "Pavarësia Vlorë"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "LOGOS"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Shkolla private e arsimit të lartë, "Universiteti Metropolitan Tirana"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Tirana Business University College
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "Bedër"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "I Biznesit"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "REALD"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "Instituti Kanadez i Teknologjisë"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Profesional i Tiranës
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
EPITECH ALBANIA
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Tirana Esthetics and Style School
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Po kënaqeni me pushime në shi? Na dërgoni FOTOT tuaja dhe bëhuni 'lajm' për një ditë
»
Article Logic
Execution time: 0.031314849853516
array(1) { ["section"]=> string(41) "plaku-im-i-bukur-do-me-marre-malli-126163" }