Plan okult për të destabilizuar vendin, reagon menjëherë këshilltari i Tahirit

Publikuar tek: politike, më 18:32 12-04-2017 Plan okult për të destabilizuar vendin, reagon menjëherë këshilltari i Tahirit

Kreu i Departamentit të Politikës së Jashtme në PD, Kreshnik Çollaku, përmes një statusi nga rrjeti social “facebook” paralajmëroi shpërthimin e një konflikti në vend.

Sipas Çollakut, “Rilindja” ka një plan për të provokuar fizikisht protestuesit e opozitës që ndodhen në çadrën te Bulevardi Dëshmorët e Kombit, me militantët e PS-së. Por i menjëhershëm është edhe reagimi i këshilltarit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit.

Erlis Hereni i përgjigjet zyrtarit demokrat dhe thotë se e vetmja gjë që i shqetëson "kreshnikët e çadrës" është progresi i Shqipërisë.

REAGIMI I PLOTË I ERLIS HERENIT:

Nje nga "Kreshniket e Çadrës" paska deklaruar se ka nje plan okult per te destabilizuar vendin permes te ashtuquajturave "provokime fizike" dhe se vendi po shkon drejt konfliktit...

#vajmedet per brezin busull-coroditur te PD qe refuzon me bindje Kushtetueshmerine, Rendin, dhe Progresin, dhe perqafon Friken e Destabilitetin!
Permes farsave tenton te mbuloje si diellin me shoshe dhe ate cka vertet i Shqeteson: "nje Shqiperi qe progreson permes luftes ndaj paligjshmerise me rend e siguri per te gjithe e ne tere territorin, me arsim te merituar, me shendesi ne permiresim, me institucione qe pergjigjen ... e patjeter me nje gjyqesor llogaridhenes te pakapur dhe te pastruar nga kalbesirat qe kane prodhuar vetem regres dhe destabilitet social"

Ne ka mbetur ndonje i aresyeshem aty brenda, flisni me keta tipa sherr-ndjelles, vihuni fre deklarimeve te tilla, dhe mendoni per menyren se si do te duhet te prisni timonin drejt Perendimit!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "Plas te Çadra"? Ish-zv/ministri jep alarmin: Plan për provokim fizik, vendi drejt konfliktit
Pendavinji i PS-së mesazh të qartë Bashës: Kriza juaj s’është kriza e shqiptarëve, gati të testohemi në 18 qershor »
Article Logic
Execution time: 0.017565965652466
array(1) { ["section"]=> string(83) "plan-okult-per-te-destabilizuar-vendin-reagon-menjehere-keshilltari-i-tahirit-74964" }