Plani i Bashës për nesër, ja çfarë u ka mësuar deputetëve demokratë të bëjnë në Kuvend

Publikuar tek: politike, më 15:06 16-12-2015 Plani i Bashës për nesër, ja çfarë u ka mësuar deputetëve demokratë të bëjnë në Kuvend

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka një plan të qartë për nesër dhe për ditët në vijim. Tashmë për të kanë nisur ditët e ‘’mosbindjes civile’’. Sot e tha qartë në mbledhjen e kryesisë së PD-së, teksa shpjegoi që aksioni do të jetë në dy fronte: brenda Kuvendit dhe jashtë tij.

“Edhe nesër këtë do të bëjmë, këtë zgjidhje do të shërbejmë përmes aksionit të kombinuar të deputetëve tanë në sallën e Kuvendit, me protestën qytetare para Parlamentit.

Në shënjestër është projektbuxheti dhe paketa fiskale, dy dokumente si dy dekrete vdekje të ekonomisë kombëtare.

Do të bëjmë çmos t’i ndalojmë. Deputetët tanë do të argumentojnë në foltoren e Kuvendit pse ky është projektbuxheti i varfërisë dhe recesionit më të thellë, pse paketa fiskale është një përpjekje e mjerë për të qepur interesat e kontrabandistëve të oborrit qeveritar me ndonjë ide të keq kopjuar dhe për qëllime demagogjike nga programi i shpëtimit që ka paraqitur dhe bërë publik Partia Demokratike.

Në fakt, përveç amatorizmit, filli që përshkon edhe projektbuxhetin, edhe paketën fiskale është paniku. Banda dhe Oligarkët janë në panik. Ekonomia i ka rrëzuar. Ata nuk qeverisin. Shtyjnë ditët dhe vjedhin ku të mundin dhe sa të mundin.

Me ketë bindje qytetarët para Parlamentit do të vijojnë protestat dhe aktet demokratike paqësore për largimin e qeverisë Rama-Meta, jo vetëm për shkak të dështimeve të saj spektakolare në raport me premtimet elektorale, por mbi të gjitha sepse kjo është tashmë një qeveri e rrezikshme, një rrezik në veprim për të gjithë, siç është një virus, siç është një pandemi.

Nuk ka e nuk do të ketë lajme të mira prej saj. Ka e do të këtë vetëm lajme të këqija. Mekanizmi oligarkik i përkeqësimit që ka ndërtuar Edi Rama mund të ndalohet vetëm duke e shkatërruar si të tillë.

E kam thënë edhe më parë se kam keqardhje kur parashtroj para qytetarëve të mi parashikime të tilla. Interesi ynë dhe interesi im si kryetar i partisë më të madhe të opozitës ka qenë dhe është stabiliteti, përparimi, mirëqenia e qytetarëve.

Edhe kur këto synime i realizon një qeveri kundërshtare. Ka gjithmonë hapësirë për një alternativë më të mirë, ka gjithmonë mundësi të reja për opozitën. Por Partia Demokratike nuk ia ka lejuar e nuk ia lejon kurrë vetes të manipulojë shpresat e shqiptarëve, duke fshehur të vërtetën për pasojat e politikave të qeverisë Rama-Meta.

Ne kemi parashikuar që në fillim, që në vitin e parë të qeverisjes së dyshes Rama-Meta atë që ka dale e vërtetë, atë që qytetarët kanë përjetuar dhe po e përjetojnë në kurriz, atë që ekonomia e ka vuajtur dhe po e vuan.

Nuk jemi fallxhorë. Me njerëzit tanë, me përvojën e grumbulluar, me instrumentet politikë që kemi, jemi përpjekur dhe ia kemi dalë të parashikojmë saktë. Kjo që po themi gjithë këto ditë për perspektivën e katastrofës me ketë qeveri nuk është vetëm një prognozë, nuk mund të konsiderohet më thjesht një parashikim. Është një realitet që po ndodh, po thellohet e do të thellohet sa më gjatë ta lejojmë.

Ndaj ju drejtohem sërish bashkëqytetarëve të mi. Ngrihuni pa dallime politike, mblidhuni nesër masivisht para para Parlamentit, të protestojmë, ta largojmë me bashkim qeveri-fatkeqësinë, të diktojmë krijimin me marrëveshje të një qeverie teknike që të përgatisë zgjedhjet e reja, të votojmë pastaj gjithsekush për partinë dhe programin e zgjedhjes tuaj personale.

Kjo është thirrja, kjo është zgjidhja!

Vendimi është marrë. Vendimin e kanë marrë qytetarët e vendit, ata që shohin më qartë nga të gjithë, ata që kanë sensin e drejtësisë; qytetarët janë të pagabueshëm. Vendimin e kanë marrë qytetarët që duan një rrugë tjetër, një shteg të ri që sjell zhvillim, mirëqënie, drejtësi dhe barazi para ligjit. Ky vendim është i pakthyeshëm, i paapelueshëm dhe i pandalshëm. Ne i kemi dalë zot dhe do t’i prijmë deri në realizimin e tij.Duke vijuar me protestën e nesërme, bashkimin e nesërm të zemrave dhe mendjeve të lira para Parlamentit.”, shpjegoi Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj përplaset me studentët, tenton t’i qetësojë por përzihet mes thirrjesh (FOTOT)
Ylli Manjani pushoi në vend një gardian që drejtonte makinën pa patentë, po shoferin e makinës së tij do ta pushojë? »
Article Logic
Execution time: 0.022922992706299
array(1) { ["section"]=> string(91) "plani-i-bashes-per-neser-ja-cfare-u-ka-mesuar-deputeteve-demokrate-te-bejne-ne-kuvend-27912" }