Plani sekret i Pentagonit për avionin bombardues, debate mbi koston e lartë (Video)

Publikuar tek: bota, më 19:21 03-03-2015 Plani sekret i Pentagonit për avionin bombardues, debate mbi koston e lartë (Video)

Programi sekret është një nga prioritetet e “Air Force One” dhe një nga më të kushtueshmit. Vlera e tij shkon në 55 miliardë dollarë dhe parashikohet që të ndërtohen 100 nga ata që quhen Bombardues me Rreze të Gjatë e që do të fluturojë thellë në territorin armik pa u diktuar.

Në muajt e ardhshëm, Forcave Ajrore pritet ti jepet një kontratë për bombarduesin te gjeneratës së ardhshme, e cila do të fillojë fluturimin në mesin e vitit 2020.  Avioni ka potencialin të komandohet pa pilot dhe ti japë Forcave të Armatosura aftësinë të godasin çdo objektiv, në çdo cep të botës.

Por ekziston një shqetësim në rritje në lidhje me koston e sistemit. Dhe duke patur parasysh historinë e gjatë të Pentagonit për tejkalimin e kostove në sistemet e mëdha të armatimit, ekspertët kanë shprehur shqetësimet edhe pse kontrata ende nuk është dhënë.

Kostot e vërteta të programit mund të jenë të panjohura. Disa analistë besojnë se Pentagoni është duke financuar bombarduesin e gjeneratës së re në mënyrë sekrete apo me anë të asaj që quhet "buxheti i zi."

Video:

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.043503999710083
array(1) { ["section"]=> string(85) "plani-sekret-i-pentagonit-per-avionin-bombardues-debate-mbi-koston-e-larte-video-4897" }