Plas debati për Festivalin e RTSH, Kantautori: S’po pranohen këngët e Aleksandër Gjokës e Elton Dedës…Aty ka njerëz që kanë ligësi

Publikuar tek: kulture-art, më 09:04 02-11-2016 Plas debati për Festivalin e RTSH, Kantautori: S’po pranohen këngët e Aleksandër Gjokës e Elton Dedës…Aty ka njerëz që kanë ligësi Foto nga festivali ne RTSH

Nisin debatet për ngjarjen më të rëndësishme të vitit për Radio Televizionin Publik Shqiptar, Festivalin e fundvitit në RTSH. 

Drejtuesit e televizionit këtë vit, kanë zëvendësuar anëtarë të jurisë së këtij festivali që mbledh këngët nga autorët apo kantautorët me të tjerë persona.

Por Etmond Mancaku, kantautor, bën denoncimin e parë publik për mënyrën sesi po përzgjidhen nga juria e re tekstet e këngëve.

Mancaku akuzon për klientelizëm, për “joshje” nga reklamat pa menduar për pasojat.

“Një pjesë e mirë e autorëve profesionistë që e marrin seriozisht festivalin, joshen nga reklama dhe duke menduar se dicka ka ndryshuar përballen sërish me kartonin e mohimit të disa individëve që s’kanë punë gjithë vitin dhe të vetmen kënaqësi kanë të mohojnë veprën tënde sa hap e mbyll sytë. Dmth ata bëjnë atë që kanë në dorë, dhe pastaj jetojnë të lumtur në ligësinë e tyre. E them këtë pasi nuk e shpjegoj dot sesi ka mundësi që të mos pranohen këngë me autorë Aleksandër Gjoka që ka 20 vjet që e lusin për pjesmarrje, të orkestruar nga Elton Deda e kënduar nga Adhurim Demiri; apo Gjergji Jorgaqi, Etmond Mancaku, Agim Doci, Voltan Prodani, Zhuljana Jorganxhi, Lambert Jorganxhi, Kristi Popa, Liljana Kondakci, Clirim Denaj, Sajmir Cili, Miron Kotani, Edmond Veizi etj. Përfundimisht unë mendoj se përderisa këtu ka njerëz që ushqehen për inat, punojnë për inat, jetojnë për inat, merrni një juri nga jashtë…do kushtojë më pak, do kemi cilësi më të mirë artistike në përfaqësimet ndërkombëtare gjë që vlen për të dëshiruar se po bëhemi thjesht majmunë artistikë pa pikë identiteti kombëtar” shkruan kantautori Etmond Mancaku, raporton newsbomb.al.

Këtë vit, do të ketë një mënyrë tjetër prezantimi për Festivalin e RTSH. Janë pesë drejtorë artistikë në këtë festival të cilët do të mbështesin konkurrentët e tyre. Organizatorët thonë se një skemë e tillë u vendos për të rritur konkurrencën e për të shmangur abuzimet. Por akuzat, sapo kanë filluar. Kaçinari, Saraçi, Lako etj jane mes emrave te perzgjedhesve, raporton newsbomb.al. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kur bëhen bashkë ikonat Ndriçim Xhepa , Koço Devole dhe Mitro Çela
Del lista e këngëve të përzgjedhura për festivalin e RTSH, ja kush janë këngëtarët e autorët »
Article Logic
Execution time: 0.023368120193481
array(1) { ["section"]=> string(134) "plas-debati-per-festivalin-e-rtsh-kantautori-s-po-pranohen-kenget-e-aleksander-gjokes-e-elton-dedes-aty-ka-njerez-qe-kane-ligesi-58154" }