Plas fjalori pornografik "i koduar" në statusin e gazetarit Koka (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:47 05-08-2015 Plas fjalori pornografik Statusi i Bledian Kokes

Presidentja e Republikës së Kroacisë e cila i futet vetë punës për të lyer vetë shtëpinë, është bërë burim “frymëzimi” për një status të spikerit të News24 Bledian Koka i cili në fund ka provokuar me fjalorin. Koka heq ironikisht paralele mes modelit të kësaj Presidenteje dhe Presidentit Nishani të cilit iu mohuan pushimet në vilat qeveritare.

“Komploti i Kolindës
Kolinda Grabar-Kitarović, punon kshu si biçim Presidente e Republikes së Kroacisëe. Kolinda po navgonte këto ditë në internet, kur lexoi që homologu i saj shqiptar Nishani qahej se kishte ngel pa pushime në vilat qeveritare e kish përfunduar si fakir në një hotel me suite 200 euro nata në Ranë të Hjedhun. Menjëherë ajo mendoi që ti bënte në shaka të hidhur homologut të saj shqiptare, dhe mori furcën e nisi të lyente shtëpinë e saj, si për të treguar gjoja që ajo, Presidentja e Kroacisë nuk qurravitet për pushimet e veta, por lyen edhe shtëpinë e saj kur ia do puna e nuk thërret bojaxhiun e familjes meqë ajo na qenka medek Presidente”.

“Lere pastaj që është edhe dy metër MILF kshu si tip”, shkruan spikeri për Presidenten Kroate. MILF është shkurtimi i “Mom, I Love to F***k”, që besojmë se është mëse e kuptueshme për ata të cilët kanë njohuri sado minimaliste të gjuhës angleze.

Kaq ka mjaftuar dhe fjalori “pa rezerva” ka vërshuar përmes komenteve në statusin e spikerit.

“MILF apo GILF”, e pyesin gazetarin (GILF =Girl I Love to F***k”).

“+47”, përgjigjet Koka duke nënkuptuar që bëhet fjalë për një mama.

“Problemi Nishanit nuk eshte MILF-i ne foto, pot GANG-BANG-u i pushtetit !!”, shton edhe më shumë dozat e fjalorit të koduar një tjetër komentues.

“Eh halle halle kjo dynja”, shkruan në fund Koka duke mos ju përgjigjur më komenteve, pasi siç duket edhe gazetari ka qenë koshient se statusi i tij u bë më i koduar seç duhej.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025844097137451
array(1) { ["section"]=> string(73) "plas-fjalori-pornografik-i-koduar-ne-statusin-e-gazetarit-koka-foto-17791" }