Plas gallata e humori në statusin e Erjon Braçes: Poshtë Fashizmit

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:51 07-04-2015 Plas gallata e humori në statusin e Erjon  Braçes: Poshtë Fashizmit Statusi i deputetit Erjon Braçes

7 prilli nuk mund të kalojë pa u kujtuar nga deputeti i PS Erjon Braçe, si data e cila ka shënuar agresionin Fashist. Braçe i ka dedikuar kësaj ngjarjeje edhe një status ku shkruan “Poshtë Fashizmi”.

Ndjeshmëria e komentuesve për statusin e deputetit s’kish si të mungonte. Ata kanë pasuar me komente njëri pas tjetrit duke e kthyer në një situatë humori e gallate thirrjen e Braçes.

“Liri Popullit’, shkruan njëri nga komentuesit duke hyrë menjëherë në “atmosferën” e statusit të deputetit.

“Vdekje tradhtarëve, Shqipëria e shqiptarëve”, shkruan një tjetër duke e bërë kështu më të plotë mesazhin që donte të jepte deputeti.

Megjithatë një komentues “rebel” i pakënaqur me kapitalizmin sot, i shkruan: “Rroftë Komunizmi”, duke i kujtuar edhe liderin e partisë, Enver Hoxha!

Deputeti është interavtiv me komentuesit e tij dhe kushedi se sa  e si do shkojë lista e komenteve të komentuesve që ndjekin mesazhin e Braçes “Poshtë Fashizmit”.

Një gjë është e sigurt: Data e ngjarje të tilla nxisin gjithnjë reaksion.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018822908401489
array(1) { ["section"]=> string(70) "plas-gallata-e-humori-ne-statusin-e-erjon-braces-poshte-fashizmit-8057" }