Plas gallata, Olti Curri promovon Noizyn, reperi: Dallavere e Shqipërisë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:56 20-11-2015 Plas gallata, Olti Curri promovon Noizyn, reperi: Dallavere e Shqipërisë

Gallatë në instagramin e Olti Currit. E gjitha nisi nga një postim i opinionistit përmes të cilit promovonte këngëtarin Noizy i cili do të jetë sot në një nga clubet e Tiranës. Në fakt më shumë se sa për Noizyn, promoja ishte për clubin në fjalë.

Olti në postimin e tij etiketon edhe dy vajzat seksi Ilda Bejlerin dhe Elona Duron të cilat i fton të shkojnë ta shohin Noizyn duke i vënë në “sedër”.

“Bëhuni gati, duhet me shku se keni hongër një javë nga Noizy”, i kujton kështu opinioniti duke na lënë të kuptojmë se reperi është këputur nga lekët duke qerasur dy vajzat e ekranit.

Në “lojë” hyn edhe Elgit Doda por nuk kuptohet shumë gjuha e “koduar” mes tij dhe Oltit. Ajo që kuptohet fare mirë është komenti i reperit Noizy.

“Dallaveret e Shqipërisë janë mbledhur këtu”, shkruan Noizy me shaka por...Ju e dini që shakaja është gjysma e së vërtetës. Për disa madje, ajo është edhe ¾ e së vërtetës.

noizy.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.073151826858521
array(1) { ["section"]=> string(75) "plas-gallata-olti-curri-promovon-noizyn-reperi-dallavere-e-shqiperise-25902" }