Ndeshja mes Korbati dhe Laçit nuk është mbyllur në fushën e blertë, pasi ajo ka vazhduar edhe në ambientet jashtë stadiumit “Elbasan Arena”, aty ku janë përleshur drejtuesit e dy ekipeve.
Ishte Laçi që fitoi në këtë ndeshje me rezultatin 1-0, por drejtuesit e Korabit kanë qenë pakënaqur.
Pjesëtarë të të dy klubeve kanë goditur njëri-tjetrin, si dhe kanë lëshuar ofendime dhe kërcënime. Vetëm pas ndërhyrjes së policisë është bërë e mundur qetësimi i situatës.