Plas lufta e videove/Pas këshilltarit të Presidentit, reagon edhe media pranë qeverisë (Çfarë ka thënë në të vërtetë Genti Cakaj)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:27 11-01-2019 Plas lufta e videove/Pas këshilltarit të Presidentit, reagon edhe media pranë qeverisë (Çfarë ka thënë në të vërtetë Genti Cakaj)

Pas publikimit të videos nga këshilltari i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, ku shprehet se Gent Cakaj mban qendrim pro ndryshimit të kufijve, media pranë qeverisë, Lexo.al, ka publikuar një seri videosh që provojnë të kundërtën.

 Në videot e puiblikuara nga media pranë qeverisë, Lexo.al, Cakaj bën  dallimin mes qëndrimit të tij personal dhe pozitës zyrtare të qeverisë për këtë cështje.

“Për të qënë i drejtë, po bëj diferencën mes pozitës zyrtare të Shqipërisë dhe opinionit tim personal për çështjen. Sa i takon qëndrimit zyrtar të Shqipërisë, Kryeministri Rama është skajshmërisht i rezervuar për t’u shprehur pro ose kundër për këtë çështje për shkak se ajo është ende subjekt i tensioneve të brendshme dhe është jashtëzakonisht problematike për një figurë që të pozicionohet karshi një operatori politik në Kosovë”, thotë Cakaj.

“Sjellja e duhur do ishte një vështrim kritik dhe analizim i kujdesshëm në procesin e dialogut. Parimi i parë është kultivimi i politikave të brendshme nga vetë Kosova dhe Shqipërisë i takon ta mbështesë pakushtëzueshëm atë. Unë personalisht jam jashtëzakonisht skeptik që marrëveshja finale mes Serbisë dhe Kosovës do të realizohet deri në Maj të 2019”, vijon Cakaj.

Video e Tedi Blushit: 

VIDEO nga Lexo.al

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Kandidati i Batonit që do ndryshonte kufijtë', zëdhënësi i Metës publikon VIDEON
E rëndë, shkrumbohet shtëpia, vdes një grua në Shkodër (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.024168968200684
array(1) { ["section"]=> string(133) "plas-lufta-e-videove-pas-keshilltarit-te-presidentit-reagon-edhe-media-prane-qeverise-cfare-ka-thene-ne-te-vertete-genti-cakaj-148350" }