Plas në FRPD. Salianjin e quajnë ‘’Gagaç’’, Këlliçit i nxjerrin fotot e ‘’bashkëpunimit me PS’’ (VIDEO)

Publikuar tek: politike, më 15:12 27-11-2015

Plas lufta me ‘’goditje nën brez’’ e dy kandidatëve të fortë në garën për kreun e Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Rëndësia e kandidates së tretë femër, Oriela Nebijaj thuajse është zeruar me ç’po ndodh në kampin rinor të demokratëve.

Belind Këlliçit, i cili ka edhe mbështetjen e Greta Koçit, që u dorëhoq nga gara, i kanë publikuar së fundmi disa foto “të bashkëpunimit të tij me socialistët’’ në Kavajë, madje  teza e ‘’luftës’’ është fakti se ai është i fejuar edhe me vajzën e deputetes socialiste Ledi Shamku e Artan Shkrelit. Madje sipas kundërshtarëve, Këlliçi ka një bashkëpunim edhe me socialistët.

Përpos tezës së krushqisë me socialistët dhe deklaratës publike të kryetares së FRESSH-it për ta lënë të qetë Këlliçin, disa foto janë qarkulluar për të treguar kandidatin të kapur ‘mat’. Këlliçi interpretohet sikur po bën pazare më nënkryetarin e Bashkisë së Kavajës dhe kryetarin e LSI të këtij qyteti, Parid Xhihani.

Por ‘’goditje nën brez’’ ka marrë edhe Ervin Salianji.

‘’Gagaçi i Lozhanit’’ e quajnë Salianjin, teksa i kanë publikuar edhe një video, ku tregohet pamundësia e tij për të artikuluar disa fjalë dhe për të përfunduar të gjithë deklaratën. 

belindkellicikavaje2

belindkellicikavaje

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha cakton ditën e protestave: Ja kur do mblidhemi në Tiranë
Ndocaj kundër propozimit në qeverisë në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, u kujton premtimet e 2013 »
Article Logic
Execution time: 0.017920970916748
array(1) { ["section"]=> string(97) "plas-ne-frpd-salianjin-e-quajne-gagac-kellicit-i-nxjerrin-fotot-e-bashkepunimit-me-ps-video-26416" }